Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas
Shqiperi
Gazeta Express
08/10/2025 10:21
Kryeministri Edi Rama ka postuar një mesazh ndërgjegjësues në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit.
“MIRËMËNGJES dhe në këtë Tetor Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për shëndetin e grave, ku deri tani janë kryer 779 mamografi vetëm në javën e parë të Programit Kombëtar të Depistimit të Kancerit të Gjirit, në 16 mamografi stacionare dhe 2 njësi të lëvizshme që ofrojnë shërbimin falas në gjithë vendin, e me thirrjen e vazhdueshme për të bërë mamografinë falas, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.