Rama: I ftoj naftëtarët të ndalojnë grevën, të bisedojmë! Grevistet: Nuk lëvizim pa ardhur këtu - Gazeta Express
string(74) "rama-i-ftoj-vellazerisht-naftetaret-te-ndalojne-greven-ulemi-dhe-bisedojme"

Gazeta Express

19/10/2020 11:01

Rama: I ftoj naftëtarët të ndalojnë grevën, të bisedojmë! Grevistet: Nuk lëvizim pa ardhur këtu

Gazeta Express

19/10/2020 11:01

Kryeministri Rama i ka bërë thirrje naftëtarëve që të ndërpresin grevën e urisë. Rama deklaroi përmes një statusi në rrjetin social, se është i gatshëm të ulet me naftëtarërt e Ballshit dhe të bisedojë me ta.

Rama: U përsëris naftëtarëve të Ballshit që greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja! Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre që është edhe halli ynë dhe është absurde që hallin t’ua qajnë ata që ua shkaktuan!

Lexo Edhe:

I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu! Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm!

Ftesës së Ramë i janë përgjigjur disa prej grave naftëtare që qëndrojnë në grevë. Ato janë shprehur se nuk do ta braktisin grevën nëse kryeministri nuk vjen personalisht në uzinën e Ballshit për të biseduar. Grevistet janë shprehur se do të dalin nga greva nëse marrin pagat e tyre të prapambetura.

Të na japë një letër, të na hedhë në bankë rrogat tona që kemi fituar me gjyq, pastaj ulemi e negociojmë. Ai gënjen gjithmonë është bërë si “nastradini”. Ta harrojë kryeministri që të ndalim grevën ne, po nuk erdhi këtu. Nuk i besojmë, të gjitha mashtrime. Janë bërë të gjithë të pabesueshëm. Ai dhe Balluku të vijnë. S’ka reaguar fare, pse ky është reagimi?! Të dalim nga greva?!”-tha një greviste.

A rri ai djali i kryeministrit pa ngrënë? Ne i kërkojmë tre gjëra që janë bazike për jetën tonë ujë drita dhe bukë. Le të vijë këtu, jemi të lodhura ne nuk do ta lëmë grevën. Në jemi të vdekura gjithë qyteti ka vdekur. Ai nuk e di si jetojnë qytetarët. I kam dhënë votën dhe tani na kanë nxjerrë në rrugë të madhe. Është bërë i pabesueshëm shikojnë xhepat e tyre dhe nuk duan që tja dinë për populli. Jo ne nu dalim nga greva. Është gënjeshtra e Ramës, se erdhi na tha që lekët do ti merrni kokërr më kokërr,”- tha një tjetër naftëtare.

Kujtojmë se naftëtarët e Ballshit qëndrojnë në grevë prej thuajse një muaji. Fillimisht u ‘ngujuan’ 10 naftëtarë të uzinës të cilët pas 18 ditësh duke jetuar me ujë e sheqer, vendosën ta mbyllin aty grevën për t’i lënë stafetën grave naftëtare. Këto të fundit hynë në grevë pavarësisht se disa prej tyre kishin probleme shëndetësore si tensioni i lartë. Prej 5 ditësh qëndrojnë të ngujuara gratë naftëtare dhe këtë të hënë i bën thirrje jo vetëm qeverisë por edhe ambasadoreve gra të shteteve të huaja si Yuri Kim-in e ambasadës së SHBA-ve./Express