Të vjella, mërzi dhe asnjë zgjidhje! Si paraqitet situata në grevën e naftëtareve - Gazeta Express
string(79) "te-vjella-merzi-dhe-asnje-zgjidhje-si-paraqitet-situata-ne-greven-e-naftetareve"

Të vjella, mërzi dhe asnjë zgjidhje! Si paraqitet situata në grevën e naftëtareve

Gazeta Express

19/10/2020 10:30

Pas 5 ditësh në grevë urie, gjendja e grave naftëtare ka vijuar të përkeqësohet, teksa shumë prej tyre vuajnë nga tensioni i lartë.

Mësohet se ambulanca ka arritur në ambientet e uzinës së Ballshit për t’i dhënë ndihmën e parë punonjësve që janë në gjendje të rëndë.

Lexo Edhe:

‘Gjendja ka qënë shumë e keqe, rregulloheshim me ilaçe të njëra tjetrës, kam qënë me të vjella, jam shumë e mërzitur, të na japin një zgjidhje që të dalim që këtej. Ne vendosëm ti bëjmë një thirrje të githa grave, nuk na intereso politika. Na intereso puna, rifillimi i punës, të na japin një zgjidhje. Përderisa në morëm këtë akt, të marrë nëna për fëmijët. Presim të na vijë ministrja nga dera, të dalë dielli që të na japë një zgjidhje.’- shprehet një naftëtare.

“U bëj thirrje të gjitha grave, zonjave në parlament. Ambasadores Yuri Kim, ambasadores suedeze, zonjës Spiropali. Po jetojmë në një muaj të dhimbshëm ku nënat po heqin pjesë nga shpirti i tyre për të ushqyer ata fëmijë që kemi lënë. Jam shumë e shqetësuar për shoqen që kam shumë rëndë. Doli në pension dhe nuk e gëzoi. Bëj thirrje që të dalim nga kjo skëterrë”, u shpreh një prej grave tashmë prej ditësh në grevë.

Kujtojmë se 5 ditë më parë, gratë vendosën të hyjnë në grevë urie duke zëvendësuar kësisoj grupin e 10 naftëtarëve që qëndruan në grevë për 18 ditë. Naftëtarët e Ballshit kërkojnë marrjen e thuajse 2 viteve rroga të prapambetura si dhe rinisjen e punës. Deri më sot qeveria ende nuk ka paraqitur një zgjidhje, ndërsa negociatat mes naftëtarëve e kompanisë private që zotëron uzinën, kanë dështuar më shumë se një herë.