Rama: Dyfishojmë fondin për pagat e biznesit të vogël dhe familjeve në nevojë - Gazeta Express
string(76) "rama-dyfishojme-fondin-per-pagat-e-biznesit-te-vogel-dhe-familjeve-ne-nevoje"

Gazeta Express

24/03/2020 16:55

Rama: Dyfishojmë fondin për pagat e biznesit të vogël dhe familjeve në nevojë

Gazeta Express

24/03/2020 16:55

Kryeministri Rama ka deklaruar se qeveria ka vendosur të japë më shumë para për biznesin e vogël dhe për familjet në nevojë në këto kohë të vështira të koronavirusit.

Përmes një mesazhi në rrjetin social, Rama mori si shembull rastin e një familje të vetëpunësuar përmes një biznesi familjar.

Lexo Edhe:

Rama: Sot kam dhënë miratimin për dhënien e pagesës mujore për ata që e kanë edhe hallin më të madh, të punësuar apo vetëpunësuar, familje që jetojnë me ndihmë ekonomike, apo të papunë. Shuma e pagave mujore të deklaruara është 731 milionë lekë të reja nga biznesi i vogël. Por shpesh herë paga e vetme e deklaruar është ajo e kryefamiljarit në kufijtë e pagës minimale, rruga e shkurtër do të ishte, dakord po i japim kryefamiljarit pagën e deklaruar nga ai vetë dhe jemi në rregull me regjistrin e pagave të deklaruara nga biznesi i vogël, 710 mln lekë. Por ka një shprehje të bukur populli, i takon me ligj dhe me zakon, e dimë se ka shumë familje të vetëpunësuara, ku kryefamiljari deklaron pagën e tij, por gruan e deklaron të punësuar pa pagë.

Mirë ligji, po zakoni. Jemi një familje e madhe. Nuk mund të mjaftohemi me artimetikën e numrit. Ne do të shkojmë përtej këtij numri, që të gjitha qelizat familjare të këtij vendi, që nuk po funksionojnë që të mos u mungojë, jo e gjitha ajo që kanë në kohë paqeje, por ajo që mund të bëjmë. Ne do ia japin edhe gruas së atij kryefamiljari, pagën e luftës. Në këtë mënyrë cdo i regjistruar me apo pa pagë si i vetëpunësuar nga familja, do të marrë një pagë lufte dhe shuma 710 mln lekë të reja të deklaruara nga ata që e kanë mbyllur biznesin do të bëhet 1.57 mld lekë të reja, do të japim dyfishin e shumës së deklaruar. Duke kompensuar të gjithë të punësuar apo vetëpunësuarit në një biznes të vogël që nuk punojnë për shkak të luftës. 60440 persona janë këta  që nuk do i lëmë vetëm.

Më tutje kryeministri deklaroi se qeveria do të japë dyfishin e parave që jep në muaj për familjet në nevojë.

Rama: Po kështu, shuma që shteti shqiptar në kohë paqeje paguan për ndihmën ekonomike është 340 mln lekë në muaj. Ne e dimë që në ato familje realisht në nevojë gjatë kohës së paqes, diskush del e bën dhe ndonjë punë tek tuk, prandaj që ne të jemi në rregull, do të shpërndajmë për këto familje dyfishin e parave që ndajmë për këto familje, mbi 40 mijë të tilla.