Rama: Do rrisim pagën minimale! Së shpejti nis pastrimi i organizmit politik - Gazeta Express

Rama: Do rrisim pagën minimale! Së shpejti nis pastrimi i organizmit politik

Shqiperi

Gazeta Express

29/02/2020 13:53

Kryeministri ka deklaruar se nga 1 janari i vitit të ardhshëm paga minimale do të rritet me 40 mijë lekë të vjetra, duke shkuar në 300 mijë lekë.

Lajmin e përcolli në Kongresin e PS-së kryeministri Rama, i cili deklaroi se në pranverë do të nisë një tjetër valë e re reformash. Më tutje kryeministri foli dhe për një pastrim të organizimit politik, por duke mos dhënë detaje.

Rama: Kemi krijuar bazën për një zhvillim të ri të ekonomisë, rritje të punësimit real, dhe një shtytje më lart të nivelit të pagave për ata që punojnë në sektorit privat dhe duke nisur nga rritja e pagës minimale

Nuk e bënim dot këtë dje, besojeni nëse tërmeti i 26 nëntorit do kishte rënë në 2013, jo rindërtim, por do ishim futur në gropë bashkë me ata që fatkeqësisht u ndanë nga jeta si shtet e ekonomi e perspektivë.

Detyra jonë është që 2020 ta kthejmë në moment historik force të shembullit qeverisës duke e provuar për njerëzit që aty ku të tjerët panë dritëshkurtësisht fundin tonë, për shkak të tërmetit aty është burimi i forcës tonë për ta cuar në një nivel të ri zhvillimi ekonomik e social vendin.

Këtë pranverë do nisim valën e re të reformave. Paga minimale do jetë 300 mijë lekë nga janari i 2021. S’do ketë më njerëz që punësohen e marrin më pak se 300 mijë lekë. Kemi operacione jo pak të vogla edhe për të pastruar organizmin politik, një pastrim i vazhdueshëm që duhet të shkojë më thellë.