Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në rrjetet sociale një lajm të ri për sektorin e shëndetësisë në Shqipëri.
Sipas kryeministrit, 226 profesionistë të shkencave mjekësore teknike janë punësuar gjatë procesit të fundit të përzgjedhjes në portalin “Infermierë për Shqipërinë”.
Ky proces, sipas Ramës, është zhvilluar i orientuar drejt meritokracisë, transparencës dhe barazisë së mundësive për të gjithë profesionistët e shëndetësisë.
“Mirëmëngjes ???? dhe me lajmin e mirë se 226 profesionistë të shkencave mjekësore teknike janë punësuar gjatë procesit të fundit të përzgjedhjes në portalin ‘Infermierë për Shqipërinë’, një proces i orientuar drejt meritokracisë, transparencës dhe barazisë së mundësive për të gjithë profesionistët e shëndetësisë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Edi Rama.
tag_katrorimaqedoni_2
Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...