Raikkonen mbetet në Formula 1, rinovon edhe për 1 sezon me Alfa Romeon - Gazeta Express
string(69) "raikkonen-mbetet-ne-formula-1-rinovon-edhe-per-1-sezon-me-alfa-romeon"

Gazeta Express

30/10/2020 13:48

Raikkonen mbetet në Formula 1, rinovon edhe për 1 sezon me Alfa Romeon

Gazeta Express

30/10/2020 13:48

Alfa Romeo është e kënaqur me pilotët e saj dhe i konfirmon ata edhe për sezonin e ardhshëm.

Veterani finlandez Kimi Raikkonen dhe italiani Antonio Giovinazzi rinovuan kontratat respektive me skuadrën aktuale edhe për sezonin dhe do të jenë dyshja e pilotëve të Alfa Romeos edhe për sezonin e vitit 2021 të Formula 1.

Lexo Edhe:

Kimi Raikkonen, pasi nënshkroi kontratën deklaroi: “Alfa Romeo Racing ORLEN është më shumë se një ekip për mua, është si një familje e dytë.

Shumë nga fytyrat që ishin rreth meje kur bëra debutimin tim në Formula 1 në vitin 2001 janë këtu. Atmosfera unike e kësaj skuadre më motivon që të vazhdoj në atë që do të jetë sezoni im i 19-të në sport.

“Nuk do të isha këtu nëse nuk do të besoja në projektin e ekipit apo nëse nuk do të ndjeja atë mund të arrijmë së bashku. Ky është nëj ekip që vlerëson punën dhe i përshtatet stilit tim”.