Rahoveci shembull, bën sigurim shëndetësor për nxënësit parafillor në çerdhe - Gazeta Express
string(75) "rahoveci-shembull-ben-sigurim-shendetesor-per-nxenesit-parafillor-ne-cerdhe"

Lajme

Gazeta Express

17/06/2026 10:50

Rahoveci shembull, bën sigurim shëndetësor për nxënësit parafillor në çerdhe

Lajme

Gazeta Express

17/06/2026 10:50

Komuna e Rahovecit e udhëhequr nga kryetari Smajl Latifi është komuna e parë në nivel vendi që ka bërë sigurimin shëndetësor për nxënësit parafillor.

Latifi ka theksuar se ky projekt është pjesë e zotimeve të programit qeverisës, me qëllim që fëmijëve t’u sigurohet mbulim i shpenzimeve eventuale shëndetësore gjatë qëndrimit në institucionet parashkollore.

“Unë e kam pas synim dhe e kam shpalos si pjesë thelbësore të programit qeverisës për këto 4 vite edhe sigurimin shëndetësor për fëmijët meqë ne nuk po arrijmë sepse nuk është edhe kompetencë e jona me realizu sigurim shëndetësor për të gjithë qytetarët sepse është kompetencë më të larta shtetërore, qeverisë, parlamentit, zbatimit të një ligji i cili ka ngelë. Ne kemi dashur që së paku fëmijëve t’iu sigurojmë dhe t’iu mbulojmë shpenzimet eventuale dhe t’i mbulojmë si komunë, kjo do të jetë së paku për 4 vite sa do të jem unë këtu”, ka thënë Latifi për IndeksOnline.

Nga ky projekt përfitojnë përafërsisht rreth 350 nxënës. Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ka qenë 78,000 euro, ndërsa ajo është finalizuar në shumën prej 69,600 eurosh.

Advertisement
Advertisement
Advertisement