Rahoveci ndalon mbretërimin e Besës në hendboll, shpallet kampion për herë të parë në histori - Gazeta Express
string(92) "rahoveci-ndalon-mbreterimin-e-beses-ne-hendboll-shpallet-kampion-per-here-te-pare-ne-histori"

Sporte tjera

Gazeta Express

29/05/2024 21:02

Rahoveci ndalon mbretërimin e Besës në hendboll, shpallet kampion për herë të parë në histori

Sporte tjera

Gazeta Express

29/05/2024 21:02

Rahoveci është shpallur për herë të parë kampion i Kosovës në hendboll.

Ekipi nga Rahoveci e siguroi titullin duke e mposhtur Besa Famgas të mërkurën mbrëma në ndeshjen e dytë finale të playoff-it.

“Karagaçi” ishte arenë e finales së dytë, në një ambient të bukur sportiv.

Rahoveci pati epërsi të thellë qysh në pjesën e parë dhe arriti ta administronte atë deri në përfundim të takimit.

Përndryshe, Rahoveci të shtunën e javës së kaluar në palestrën “Mizahir Isma”, në ambient të bukur sportiv dhe para një numri shumë të madh shikuesish, e mposhti Besa Famgasin në ndeshjen e parë me rezultat 34:30.