Racizmi? Nuk ishte problem për mua në Barcelonë, ish-talenti tregon eksperiencën e tij - Gazeta Express
string(84) "racizmi-nuk-ishte-problem-per-mua-ne-barcelone-ish-talenti-tregon-eksperiencen-e-tij"

Sport

Gazeta Express

23/01/2026 12:24

Racizmi? Nuk ishte problem për mua në Barcelonë, ish-talenti tregon eksperiencën e tij

Sport

Gazeta Express

23/01/2026 12:24

Ish-talenti i Barcelonës, Jean-Marie Dongou, ka treguar se racizmi nuk e ka ndjekur gjatë karrierës së tij si i ri në akademinë e famshme katalanase, La Masia.

Sulmuesi kamerunas, i cili u transferua në Spanjë në moshën 13-vjeçare, bëri bujë me golat e tij të shumtë në të rinj dhe dukej se do të ishte talenti i radhës që do të shpërthente për Barcelonën.

“Të jem i sinqertë, vuajta më shumë nga sentimenti anti-Katalanas sesa nga racizmi. Nuk kam patur ndonjë problem racizmi,” tha Dongou për Post United, duke u cituar nga Marca.

Dongou përshkroi rrugëtimin e tij nga Fondacioni Samuel Eto’o në Douala, Kamerun, deri në Barcelonë: “Ishte konkurrencë e madhe, nga 300 fëmijë u përzgjodhëm 60, më pas 12, dhe vetëm tre nga ne nënshkruam me Barcelonën. Barcelona më shpëtoi jetën dhe familjes sime. Pa të, ndoshta prindërit e mi nuk do të ishin gjallë sot.”

Ai shtoi se fitimet që kishte nga kontrata e hershme në La Masia i kanë mundësuar të mbështesë familjen, përfshirë arsimin e motrave të tij.

Megjithatë, racizmi në futbollin spanjoll duket se është rritur vitet e fundit. Lojtarë si Vinicius Junior, Iñaki Williams, Nico Williams dhe Lamine Yamal janë shënjestruar nga sulmet raciste gjatë vitit të fundit, duke bërë që çështja të mbetet një shqetësim serioz në La Liga. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement