Qyteti i Napolit shquhet për incidente, tifozi i Chelseat plagoset para ndeshjes së Championsit - Gazeta Express
string(94) "qyteti-i-napolit-shquhet-per-incidente-tifozi-i-chelseat-plagoset-para-ndeshjes-se-championsit"

Futboll

Gazeta Express

28/01/2026 10:48

Qyteti i Napolit shquhet për incidente, tifozi i Chelseat plagoset para ndeshjes së Championsit

Futboll

Gazeta Express

28/01/2026 10:48

Një tifoz anglez i Chelseat është plagosur dje në Napoli pasi iu afrua një grup të rinjsh në Piazza Santa Maria la Nova.

I plagosuri u trajtua në Spitalin Vechio Pellegrini për një plagë nga një objekt i mprehtë në vithe dhe doli nga spitali.

Sipas Shtabit të Policisë, nuk ka tifozë të tjerë anglezë të lënduar.

Rreth 250 tifozë të “Blues” u raportuan në qytet mbrëmë dhe pritet të mbërrijnë edhe më shumë sot.

Policia njoftoi se është krijuar një grup i përbashkët sigurie për t’i monitoruar zonat kryesore të qytetit, duke e përfshirë stacionin e trenit dhe qendrën e qytetit, përcjell Panorama.

Klubi londinez gjithashtu u bëri thirrje tifozëve të tregojnë kujdes të madh ndërsa janë në qytet dhe t’i marrin parasysh këshillat e ndara përpara kësaj ndeshjeje, duke pasur parasysh se qyteti italian e ka një histori të gjatë incidentesh në të cilat tifozët vizitorë janë shënjestruar nga ultrasit e Napolit.

Sipas klubit, afërsisht 2,500 tifozë të Chelseat kanë blerë bileta për ndeshjen.

Advertisement
Advertisement
Advertisement