“Qytetërimet jashtëtokësore” : Çfarë thonë shkencëtarët për sinjalet e radio valëve nga hapësira - Gazeta Express
string(92) "qyteterimet-jashtetokesore-cfare-thone-shkencetaret-per-sinjalet-e-radio-valeve-nga-hapesira"

Mistere

Gazeta Express

11/06/2021 1:30

“Qytetërimet jashtëtokësore” : Çfarë thonë shkencëtarët për sinjalet e radio valëve nga hapësira

Mistere

Gazeta Express

11/06/2021 1:30

Intensity Mapping Experiment (CHIME), që u morën gjatë vitit 2018 dhe 2019, kanë hasur në qindra valë radio nga hapësira. Fast Radio Bursts (FRB), u zbulua për herë të parë më 2007, janë valë të shkurta por intensive të valëve të dritës, e që hasin në sinjale të rralla radiologjike

Kaitlyn Shin, një shkencëtare nga Instituti për Teknologji i Massachusetts thotë se zbulimi nga CHIME do të hap rrugë që të kuptojmë më mirë për hapësirën. “Para CHIME, kishte më pak se 100 raste totale të zbulimit të këtyre valëve. Tani, për një vit hulumtimi ne kemi zbuluar më shumë se 100 të tjera”, thotë ajo, transmeton GazetaExpress.

Lexo Edhe:

“Me të gjitha këto burime, ne mund të fillojmë që të kemi një pasqyrë të qartë se si janë këto sinjale në tërësi, çfarë astrofizikanët kanë kërkuar dhe si do të studiojnë ata universin në të ardhmen”.

FRB janë mjaft të vështira të kapën pasi që ato zgjasin më pak se një milisekondë, janë të paparashikueshme dhe zhduken shpejt. “FRB-të janë me të vërtetë shumë të vështira të kapen”, thotë profesori asistent në MIT, Kiyoshi Masui.

“Radioteleskopi i juaj duhet të jetë drejtuar në mënyrën e duhur dhe në kohën e duhur gjë që ju nuk mund të parashikoni se ku duhet të jetë”.

Madje edhe teleskopët modern mund të observojnë vetëm një pjesë të vogël të qiellit gjatë natës, që do të thotë se shumë FRB kalojnë dhe ne nuk i hetojmë.

Megjithatë, CHIME ka arritur që të incizojë 535 FRB për vetëm një vit pasi që teleskopi ka kapur sinjale nga gjysma e qiellit. Në vend që ta drejtoni teleskopin në drejtim të veçantë, pajisja përdor një rrotullim natyror duke u lidhur me boshtin e Tokës për të incizuar të dhëna, që do të thotë se ajo mund të lëvizë “në disa drejtime njëkohësisht”, thekson Masui.

Shumica prej këtyre valëve të radios kanë udhëtuar nëpër yje nga galaksi të largëta dhe janë krijuar nga një burim i jashtëzakonshëm energjie, edhe pse shkencëtarët ende nuk kanë arritur të përcaktojnë saktë burimin e tyre.

Që nga zbulimi i valëve të radios, teoricienët kanë spekuluar për origjinën e valëve, me disa që kanë thënë se ato vinë nga burime dhe civilizime jashtëtokësore. “Është një studim i gjatë, por të paktën na tregon për burime energjie në tërë universin që vinë nga civilizime jashtëtokësore”, thotë teoricieni Loeb për American Scientist. “Do të ishte arrogante të mendojmë që ne jemi të vetmit në univers”.

Zbulimi i sinjaleve të rralla të radiove vjen në kohën kur Pentagoni po e përgatit një raport për hasjen e tyre në disa UFO viteve të fundit. Raporti i Pentagonit pritet të lansohet më 25 qershor. /GazetaExpress/