Qytetari dorëzon çantën e gjetur pa dokumente identifikuese, policia kërkon pronaren - Gazeta Express
string(83) "qytetari-dorezon-canten-e-gjetur-pa-dokumente-identifikuese-policia-kerkon-pronaren"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 17:54

Qytetari dorëzon çantën e gjetur pa dokumente identifikuese, policia kërkon pronaren

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 17:54

Policia në Prishtinë ka njoftuar se më 2 gusht në stacionin policor Veriu, një qytetar ka dorëzuar një çantë në të cilën ishte një portofol me para, por pa ndonjë dokument identifikues.

Me këtë rast, policia ka kërkuar që personi që e ka humbur çantën të lajmërohet.

“Duke çmuar këtë gjest human, kërkojmë që personi që ka humbur çantën të lajmërohet në stacionin policor veriu në Prishtinë”.