Qytet pa teatër apo teatër pa adhurues - Gazeta Express
string(38) "qytet-pa-teater-apo-teater-pa-adhurues"

Arte

Valona Hasani

05/08/2022 15:01

Qytet pa teatër apo teatër pa adhurues

Arte

Valona Hasani

05/08/2022 15:01

Pse gjatë muajit gusht adhuruesit e teatrit kanë shumë pak mundësi të ndjekin ndonjë shfaqje në teatrot e vendit?

Nga: Valona Hasani

Lexo Edhe:

Shkallët e Teatrit Kombëtar, publikut i shërbenin për pritjet para dhe pas shfaqjeve teatrale.

Tash, e një kohë, ato janë boshatisur për shkak të mbylljes së teatrit. Artistëve të njohur po u mungon performanca dhe audiencës, emocionet që i përçojnë këto vepra artistike.

Arsyen e mbylljes së teatrit për Express ka treguar Kushtrim Sheremeti, drejtues i këtij institucioni artistik.

“Teatrit Kombëtar i Kosovës nga data 1 korrik është mbyllur për punë nga MKRS në mënyrë që të fillojë projekti i renovimit të tërësishëm të TKK nga MKRS dhe ne tani jemi në pritje të sigurimit të hapësirës alternative për punë të skenës së madhe nga MKRS”, ka thënë Sheremeti.

Një skenë e vogël, që quhet Amfiteatri i Pallatit të Rinisë, i është siguruar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Sipas Sheremetit, në këtë hapësirë do të fillojë shumë shpejt që të adaptohet për punët e teatrit.

Ndryshe nga Teatri Kombëtar, Teatri Oda, i ka mbyllur dyert për shikuesit një muaj më parë.

Shkaku i kësaj po del të jetë interesimi i ulët i qytetarëve për të parë shfaqje teatrale, ka bërë të ditur për Express, Florent Mehmeti, drejtor i Teatrit Oda.

“Sezoni teatror i teatrit në hapësirë të mbyllur gjithkah funksionon me sezone që hapet në shtator dhe mbyllet në qershor. Arsyet janë shikueshmëria që fillon të bjerë me rastin e ngrohjes së motit në muajt maj, sidomos në qershor”, ka treguar Mehmeti.

Përveç qytetarëve të Kosovës një vend të veçantë në karriget e skenave ku paraqitën shfaqjen po e zënë edhe mërgimtarët.

Çfarë po bëjnë për diasporën, e çfarë organizojnë rreth kësaj, tregon Mehmeti nga Teatri Oda

“Ne si ODA organizojmë festivalin HAPU gjatë muajve të verës qysh prej vitit 2015 dhe kemi prezencë edhe të qytetarëve nga diaspora meqenëse HAPU organizohet ekskluzivisht në hapësira publike”, ka thënë ai.

Diaspora po luan një rol të rëndësishëm në përbërjen e audiencës në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Sheremeti, udhëheqësi i TKK-së ka treguar për Express vizitat e njëpasnjëshme të diasporës.

Një pjesë diasporës sonë është publik i rëndësishëm i TKK e cila përgjatë gjithë vitit vjen edhe i viziton shfaqjet tona, sa herë që gjinden në Kosovë por edhe në raste kur në udhëtojmë ne vendet ku ata jetojnë”, ka thënë ai.

Objektet e teatrove do të fillojnë punën në shtator, ku do të rifillojnë shfaqjet, ndërsa premierat do të shfaqën ne fillim të tetorit.
/ Gazeta Express