Shoqata e qiramarrësve të kantonit (ASLOCA) ka mbledhur nënshkrime të mjaftueshme për të nisur një referendum që, nëse miratohet, do t’u lejonte qiramarrësve të kenë përparësi ndaj blerësve të tjerë potencialë për të blerë një shtëpi ose apartament në të cilin jetojnë aktualisht, transmeton albinfo.ch.
Kushti i vetëm që duhet të përmbushet është që qiramarrësi duhet ta ketë banuar pronën për të paktën tre vjet dhe të zotohet të qëndrojë atje për pesë vjet.
Data për këtë votim nuk është caktuar ende.