Qeveria miraton projektligjin për ndryshimin e ndarjeve buxhetore e një nismë për Lojërat Mesdhetare - Gazeta Express
string(100) "qeveria-miraton-projektligjin-per-ndryshimin-e-ndarjeve-buxhetore-e-nje-nisme-per-lojerat-mesdhetare"

Lajme

Gazeta Express

23/04/2026 10:21

Qeveria miraton projektligjin për ndryshimin e ndarjeve buxhetore e një nismë për Lojërat Mesdhetare

Lajme

Gazeta Express

23/04/2026 10:21

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa projektligje e nisma.

Në njoftimin për këtë mbledhje, Qeveria tha se ka miratuar:

Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.10/L-001 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Miratuar në parim Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për Lojërat Mesdhetare 2030.

Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Vendimin për t’ia propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për shtatë (7) pozita për drejtorë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement