Qeveria lehtëson masat për sportistët - Gazeta Express
string(39) "qeveria-lehteson-masat-per-sportistet-1"

Qeveria lehtëson masat për sportistët

Gazeta Express

25/09/2020 22:10

Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur në mbledhjen e radhës që të bëj lehtësime për sportistët dhe aktivitetet e ndryshme sportive dhe individuale

Në vendimin e fundit të Qeverisë Hoti është marrë vendim që të lejohen aktivitet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, stërvitjet dhe garat në sporte individuale, etj.

Lexo Edhe:

“Lejohen aktivitetet sportive në hapësira te mbyllura dhe të hapura; stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; në hapësirat e mbyllura, gjatë stërvitjeve mund të marrin pjesë deri në 30 persona, ndërsa në organizimin e garave mund të marrin pjesë deri në 50 persona, gjithmonë duke u bazuar në Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID19. Matja e temperaturës është e detyrueshme gjatë hyrjeve në objekte të mbyllura sportive si dhe në hapësirat e hapura sportive”, thuhet në këtë komunikatë.

Tutje, Qeveria ka lejuar edhe fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale dhe rekreative, por që duhet të jenë në përputhje me manualin për mbrojtje nga COVID-19.

“Lejohen fitneset si dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID19. Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë, gjatë hyrjeve në objekte”, thuhet në vendimin e Qeverisë në kuadër të lehtësimin e masave të reja kundër COVID-19. /GazetaExpress/