Qerimi shpall listën për dy ndeshjet e Kosovës me Bosnjë-Hercegovinën - Gazeta Express
string(69) "qerimi-shpall-listen-per-dy-ndeshjet-e-kosoves-me-bosnje-hercegovinen"

Qerimi shpall listën për dy ndeshjet e Kosovës me Bosnjë-Hercegovinën

Sport

Gazeta Express

28/02/2023 12:10

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bujar Qerimi e ka shpallur të martën listën me emrat e hendbollistëve në të cilët llogarit për dy ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën.

Kombëtarja jonë e pret Bosnjë-Hercegovinën më 8 mars në Prishtinë, ndërsa ndeshja tjetër me boshnjakët është më 12 mars në Tuzlla.

Lexo Edhe:

Kosova e Bosnjë-Hercegovina janë në Grupin 7 të kualifikimeve për Euro 2024.

Të dy Kombëtaret i kanë humbur ndeshjet e para, ndërsa ndeshjet e ndërsjella vlerësohen vendimtare për vendin e tretë, që mund të dërgojë në Evropian.

Synimi i Kombëtares sonë është vendi i tretë në grup, ndërsa shumë e rëndësishme vlerësohet ndeshja e 8 marsit në Prishtinë.

Kombëtarja grumbullohet më 5 mars në Prishtinë.

Selektori Qerimi i ka ftuar 19 lojtarë në grumbullim.

Ka të rikthyer e po ashtu emra të rinj.

Janë kthyer kapiteni Valon Dedaj, Bujar Ramosaj e Shaban Zogaj, ndërsa Ardin Berisha e Elvir Muqa janë emra të rinj në Kombëtare. Mali i Zi dhe Sllovenia udhëheqin në grup me nga katër pikë.