Qëndron Kastrati: Albin Kurti nuk ka qenë i interesuar ta ndërmarrë aksionin në Karaçevë, e përgëzoj Hotin - Gazeta Express
string(104) "qendron-kastrati-albin-kurti-nuk-ka-qene-i-interesuar-ta-ndermarre-aksionin-ne-karaceve-e-pergezoj-hotin"

Qëndron Kastrati: Albin Kurti nuk ka qenë i interesuar ta ndërmarrë aksionin në Karaçevë, e përgëzoj Hotin

Gazeta Express

27/09/2020 20:39

Qëndron Kastrati, kryetari i Kamenicës ka folur për aksionin e Karaçevës ku u shkatërruan javë më parë kazinot që gjendeshin në këtë fshat.

Ai në REPORTERI/INTERVISTA ka thënë se aksioni në Karaçevë ka qenë sekret dhe ndër më të mëdhatë që kanë ndodhur në Kosovë.

Lexo Edhe:

Kastrati ka bërë të ditur se për aksionin në fjalë ka qenë i njoftuar 24 deri 48 orë përpara.

“Jemi ardhur rreth orë 21 e 30 deri në ora 07:00 e mëngjesit”, ka deklaruar Kastrati.

Ai tha se gjatë vizitës që Kurti ka bërë në Kamenicë ka kërkuar nga ai që të ndërmarrë diçka për kazinot në Karaçevë, por sipas tij ish-kryeministri Kurti nuk ia ka lënë përshtypjen që është i interesuar të ndërmarrë diçka menjëherë.

“Mendoj se e ka pas gabim ish-kryeministri Kurti dhe e përgëzoi kryeministrin Hoti që ka ndërhy, pasi kjo veprimtari ilegale zhvillohej shumë shpejt. Më vjen mirë që ato shqetësime që i ka thënë publikisht ish-kryeministri Kurti nuk kanë qenë të vërteta”, tha Kastrati për Reporteri.net.

Ai tha se në aksionin e Karaçevës asistenca e Komunës së Kamenicës ka qenë rrënimi dhe trajtimi i objekteve pa leje dhe për këtë pjesë mund të thotë se ka qenë e suksesshme.