Arian Qallaku ka vendosur t’i mbetet besnik klubit të basketbollit Peja.
Kampioni i freskët i Kosovës ka njoftuar përmes rrjeteve sociale për vazhdimin e bashkëpunimit me basketbollistin kualitativ.
Mirëmëngjesi Pejë. Djali i qytetit Verdhë e Zi, vazhdon rrugëtimin me Klubin e Basketbollit Peja. Ariani do mbetet pjesë e klubit tonë edhe për një vit tjetër. ZemraRrehMeTy”, kanë shkruar Verdhezinjtë në faqen e tyre zyrtare në Facebook, përcjell “Gazeta Express”.
Peja është duke u munduar ta konsolidojë ekipin, i cili do t’i ketë disa ndryshime për sezonin 2023/24, të cilin synon ta ketë po ashtu të suksesshëm.
Pejanët e mundën Trepçën në finale të play-offit të Superligës 3-2 me ndeshje. /Gazeta Express/