Pulev: Joshua ka frikë, është burracak dhe unë do t’ia shuaj shpresat - Gazeta Express
string(66) "pulev-joshua-ka-frike-eshte-burracak-dhe-une-do-tia-shuaj-shpresat"

Pulev: Joshua ka frikë, është burracak dhe unë do t’ia shuaj shpresat

Gazeta Express

05/05/2020 18:01

Kubrat Pulev e ka quajtur frikacak dhe burracak Anthony Joshuan dhe është zotuar se do t’ia shkatërrojë shpresat atij për meçin me Tyson Furyn për titullin e kampionit të padiskutueshëm.

Sfiduesi mandator Pulev është kundërshtari i radhës i Joshuas për mbrojtjen e titujve IBF, WBA dhe WBO, ndërsa Deontay Wilder ka të drejtë të kërkojë meç të tretë për titullin në WBC kundër Fury, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Shtete të ndryshme, përfshirë Arabinë Saudite kanë kërkuar ta organizojnë meçin për titullin e boksierit të padiskutueshëm në botë mes Joshuas dhe Fury, por Pulev këmbëngul se ai do t’i shkatërrojë këto plane.

Kubrat Pulev

I pyetur nëse ka më shumë aftësi se Joshua në ring, duke qenë se ka përvojë më të madhe në boks, Pulev tha: “Unë jam shumë më i saktë se ai, si dhe jam boksier më i mençur. Do ta rrah brutalisht.”

Meçi do të zhvillohet në Britaninë e Madhe, vendlindjen e Joshuas.

I pyetur nëse Joshua do të kërkojë ta shfrytëzojë terrenin vendas kundër tij, Pulev theksoi: “Mendoj se është e qartë, sepse ai ka frikë. Nuk shoh ndonjë arsye tjetër. Pse duhet të jetë në Londër? Pse nuk mund të luftojmë në ndonjë vend tjetër? Përgjigjuni ju.”

“Ne ofruam vende të ndryshme, nga Stambolli deri në Las Vegas, Nju Jork apo Arabi Saudite. Por unë mora përgjigje se Joshua lufton kundër meje vetëm në Londër. Ndryshe nuk do të kishte pasur meç. Zgjedhja e vendit është për frikacakët”, shtoi ai.

Kubrat Pulev (djathtas) kundër Rydell Booker

Pulev këmbëngul se do t’ia shuajë shpresat Joshuas për meçin me Furyn.

“Ai nuk mund të përballet me Fury sepse ai ka nënshkruar kontratë për të luftuar kundër meje. Pastaj Fury ka kontratë për të luftuar kundër Wilderit. As unë e as Wilderi nuk do të heqim dorë nga këto meçe”, theksoi ai.

“Dhe jam i bindur se jam në gjendje për ta bërë (mposhtur Joshuan). Do ta rrah Joshuan. Është e shkruar të ndodhë”, përfundoi ai. /Gazeta Express/

Anthony Joshua me brezat IBF, WBO dhe WBA