Publikuan këngën e tyre të fundit, por Ermali e paska refuzuar njëherë Fifin - Gazeta Express
string(75) "publikuan-kengen-e-tyre-te-fundit-por-ermali-e-paska-refuzuar-njehere-fifin"

Gazeta Express

14/10/2020 12:46

Publikuan këngën e tyre të fundit, por Ermali e paska refuzuar njëherë Fifin

Gazeta Express

14/10/2020 12:46

Para një jave, këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu bashkë me këngëtaren Fifi kanë publikuar një baladë e cila ka pasur shumë sukses duke arritur me mijëra klikime në Youtube dhe duke u bërë kështu balada më e mirë e kësaj vjeshte.

Këngëtari Ermal Fejzullahu ka deklaruar në një intervistë për “Reload” në RTV Dukagjini, se Fifin e kishte refuzuar për një këngë që ajo ia kishte propozuar më herët duke thënë se kjo këngë nuk është për ne.

Lexo Edhe:

Ndërkaq për këngën e re ai ka shtuar diçka: “Ideja ka lindur shumë spontanisht. Me Fifin kemi qëndruar bashkë nëpër xhirime dhe emisione të ndryshme. Unë e vlerësoj shumë si vokal dhe tekst shkruese [Fifin]. Më ka thënë se kam dëshirë të bëjmë bashkë një këngë. Edhe unë i kam shprehur dëshirën për të bërë bashkë një këngë. Ma ka dërguar një këngë tjetër para kësaj. I kam thënë se kjo nuk është për ne. I kam thënë se duhet të bëjmë diçka që është më artistike dhe që do ta ‘shkríniml në këndim. Jemi dakorduar dhe në momentin që ma ka dërguar tekstin e këngës ‘Përjetësi’, i kam thënë: ‘Pikërisht kjo është për ne’”.

Ndër të tjerash, Ermali ka thënë se nuk kam qenë i motivuar të bëjë ndonjë këngë këtë verë për shkak të pandemisë.

“Këngën kemi pasur në plan ta publikojmë në muajin qershor. Unë i kam kërkuar Fifit ta shtyejmë publikimin, por asaj nuk i është pritur. Pas një konsultimi që ajo ka pasur me menaxherin e vet, jemi dakorduar që ta shtyejmë publikimin deri më tani”, ka përfunduar këngëtari. /Express/