Publikohet video nga momenti kur notuesja humbi ndjenjat në pishinë, derisa trajnerja e shpëtoi në mënyrë heroike - Gazeta Express
string(112) "publikohet-video-nga-momenti-kur-notuesja-humbi-ndjenjat-ne-pishine-derisa-trajnerja-e-shpetoi-ne-menyre-heroike"

Sport

Gazeta Express

28/06/2022 19:03

Publikohet video nga momenti kur notuesja humbi ndjenjat në pishinë, derisa trajnerja e shpëtoi në mënyrë heroike

Sport

Gazeta Express

28/06/2022 19:03

Në Kampionatin Botëror të Notit në Budapest, dit më pari ndodhi një situatë dramatike. Notares amerikane, Anita Alvarez, i ra të fikët gjatë kryerjes së ushtrimeve, pas së cilës trajnerja u hodh në pishinë, e tërhoqi dhe i shpëtoi jetën.

Andrea Fuentes u hodh për të shpëtuar garuesen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Gazeta Express.

Anita ishte zhytur në fund të pishinës dhe nuk po merrte frymë, pasi përfundoi rutinën e saj.

Fuentes, e veshur me pantallona të shkurtra dhe një bluzë, u zhyt në fund të pishinës dhe e tërhoqi zvarrë Alvarez në sipërfaqe.

“Ishte një frikë e madhe. Më duhej të hidhesha sepse rojet e plazhit nuk po e bënin atë. Isha e frikësuar sepse pashë që ajo nuk merrte frymë”, kishte thënë Andrea Fuentes pas këtij rasti. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement