Publikohet lista e gjerë e Kosova A për ndeshjen ndaj Danimarkës - Gazeta Express
string(64) "publikohet-lista-e-gjere-e-kosova-a-per-ndeshjen-ndaj-danimarkes"

Basketboll

Gazeta Express

16/06/2022 16:25

Publikohet lista e gjerë e Kosova A për ndeshjen ndaj Danimarkës

Basketboll

Gazeta Express

16/06/2022 16:25

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës A, Christos Marmarinos në konsultim me shtabin teknik ka shpallur listën e gjerë të basketbollistëve për ndeshjen e qershorit ndaj Danimarkës në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025. 

Në listën e gjerë janë ftuar 14 basketbollistë, të cilët do të mbikëqyren dhe më pas do të shpallet lista përfundimtare. Stërvitjen e parë basketbollistët e zhvillojnë të premten (17.06.2022) nga ora 18:00 në palestrën sportive të Kolegjit “ISP” në Marigona Residence.

Lexo Edhe:

Sa i përket të ftuarve, për herë të parë te Kosova A janë ftuar basketbollistët Etnik Peci dhe Ardit Pepaj. 

“Dardanët” e zhvillojnë ndeshjen me Danimarkën më 30 qershor në kuadër. Kosova është në grup me Danimarkën dhe Norvegjinë ku renditet e dyta me tre pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Norvegjia në vendin e parë.

Numri i Kombëtareve pjesëmarrëse në parakualifikime të FIBA Eurobasket 2025 është 10, ku një grup përbehet nga 4 kombëtare, kurse dy grupe tjera me nga 3 kombëtare.

Katër skuadra, tri fituesit e grupeve, dhe një kombëtare e cila është e renditur në pozitën e dytë më së miri do të kualifikohen për raundin e dyte para-kualifikues. Raundi i dytë do të mbahet midis gusht 2022, nëntor 2022 dhe shkurt 2023.

Lista e gjerë:

Valon Bunjaku

Amin Hot

Etnik Peci

Dardan Berisha

Mikaile Tmusic

Altin Morina

Meriton Ismaili

Ardit Pepaj

Drilon Hajrizi

Muhamedali Janjeva

Rron Ukaj

Samir Zekiqi

Gezim Morina

Fisnik Rugova