Publikimi i aktakuzës për vrasjen e Ivanoviqit nga Gazeta Express nxit reagime në Beograd - Gazeta Express
string(89) "publikimi-i-aktakuzes-per-vrasjen-e-ivanoviqit-nga-gazeta-express-nxit-reagime-ne-beograd"

Publikimi i aktakuzës për vrasjen e Ivanoviqit nga Gazeta Express nxit reagime në Beograd

Gentiana Hasani

10/12/2019 15:49

Publikimi i aktakuzës nga ana e mediave kosovare për punën hetimore të Prokurorisë Speciale rreth rastit të vrasjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq, siç duket po i pengon shefit të së Ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq.

Gentiana HASANI

Lexo Edhe:

Gjuriq gjatë ditës së sotme e ka komentuar publikimin e aktakuzës që u bë nga Gazeta Express gjatë këtyre dy ditëve. Gjuriq po shprehet i habitur se si kjo aktakuzë ka arritur të dalë në publik.

Në këtë mënyrë, politikani serb, Gjuriq, thotë se publikimi i saj shfaq pafuqinë e gjyqësorit në Prishtinë.

“Aktakuza, përmes gazetës, tregon dobësinë totale dhe pafuqinë e gjyqësorit në Prishtinë, dhe në fakt nuk është aktakuzë por vazhdim i linçimit dhe sulmit ndaj serbëve në Kosovë”, ka deklaruar Gjuriq para mediave serbe.

Ai tutje e ka akuzuar Prishtinën zyrtare për fshehje të provave duke thënë se hetuesit kosovarë nuk u përgjigjen tre prej katër kërkesave të Ministrisë së Drejtësisë.

“Deri më tani, të gjitha gjurmët e këtij krimi të tmerrshëm çojnë te kryesi në Prishtinë-, tha Gjuriq, -cilat janë përfundimet e punës operative të organeve hetimore serbe deri më tani”, ka thënë vartësi i Vuçiqit në Qeverinë e Serbisë.

E Gazeta Express, ka dy ditë që është duke publikuar pjesë nga aktakuza 48-faqëshe të cilën e ka siguruar nga ana e organeve të hetuesisë kosovare.

Në vazhdim, Express do t’i sjellë deklaratat e dëshmitarëve të mbrojtur rreth asaj se çka ata kanë deklaruar rreth vrasjes së Ivanoviqit. /GazetaExpress/