Paris Saint Germain ka përmbysur gjithçka në ‘Parc des Princes’ dhe po e mposhtë 2-1 skuadrën e Bordeaux.
Pak minuta pasi mysafiret kaluan të parët në epërsi, përmes Ui-jo Hëang në minutën e 18’, kanë reaguar vendasit.
Ishte sulmuesi, Edinson Cavani, ai që barazoi gjithçka në minutën e 25’. Për Cavanin ky ishte goli i 200-të me fanellën e PSG-së.
Kurse tani për të përmbysur gjithçka ka shënuar qendërmbrojtësi, Marquinhos, në fund të pjesës së parë, raporton Gazeta Express.