PSG-ja arrin marrëveshje me Telles - Gazeta Express
string(34) "psg-ja-arrin-marreveshje-me-telles"

PSG-ja arrin marrëveshje me Telles

Gazeta Express

27/05/2020 23:48

Paris Saint Germain ka gjetur futbollistin të cilit do t’i besojë korsinë e majtë të mbrojtjes dhe bëhet fjalë për brazilianin Alex Telles, me të cilin ka arritur marrëveshjen për ta transferuar nga portugezët e Portos.

Lajmi vjen nga mediat portugeze, që raportojnë se akordi mes klubeve është arritur për një shifër prej 25 milionë eurosh, ndërsa zyrtarizimi pritet të vijë vetëm pas përfundimit të kampionatit për Porton, duke qenë se në Francë është mbyllur para kohe Ligue 1.

Lexo Edhe:

Ish mbrojtësi i Interit ka spikatur në kampionatin portugez në dy sezonet e fundit dhe tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve europiane, por duket se garën e kanë fituar kampionët francezë, që kanë gjetur kështu pasuesin e Layvin Kurzawa.