Pse e doni postin e Presidentit kur e keni Kryeministrin dhe Kryeparlamentarin - Kurti replikon me gazetarin - Gazeta Express
string(107) "pse1-e-doni-postin-e-presidentin-kur-e-keni-kryeministrin-dhe-kryeparlamentarin-kurti-replikon-me-gazetarin"

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 13:26

Pse e doni postin e Presidentit kur e keni Kryeministrin dhe Kryeparlamentarin – Kurti replikon me gazetarin

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 13:26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur me sarkazëm lidhur me çështjen e Presidentit. Ai iu drejtua gazetarit duke e pyetur fillimisht nëse kishte aplikuar ndonjëherë për punë. Më pas shtoi: “Këta nuk kanë nënshkrime as për të aplikuar për punë, e po duan të hyjnë në punë.”

Kurti, mes tjerash, deklaroi se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, me numrat që kanë, nuk mund t’ia mbledhin as nënshkrimet një kandidati për ta propozuar për president.

Ai theksoi se nuk mund t’u japë diçka që nuk ua ka dhënë populli.

“Çfarë të bëjmë me rezultatin zgjedhor? Ata nuk i kanë votat as për t’ia mbledhur nënshkrimet një kandidati. 22 deputetë të PDK-së nuk mjaftojnë as për të aplikuar. A keni aplikuar ndonjëherë për punë? Kur nuk i ke dokumentet, nuk mund të aplikosh. Ju po thoni t’ia japim, por nuk ia ka dhënë populli. Si mund t’ia jap unë, kur nuk ia ka dhënë populli?”, ka deklaruar Kurti.  

Advertisement
Advertisement
Advertisement