Pse tre fëmijë në familje i japin prindërve më shumë stres - Gazeta Express
string(58) "pse-tre-femije-ne-familje-i-japin-prinderve-me-shume-stres"

Pse tre fëmijë në familje i japin prindërve më shumë stres

Gazeta Express

29/01/2020 12:24

Thuhet se mëmësia i ndryshon femrat jo vetëm nga anatomia e tyre, por edhe nga mënyra se si mendojnë dhe i shohin gjërat.

Në studimet e bëra, është vërejtur se stresi tek gratë rritet për 65% pasi të bëhen nëna. Në një studim të bërë me 7.146 gra, është raportuar, që gratë fillojnë të përjetojnë stres të pakontrollueshëm menjëherë pas lindjes së fëmijës së parë.

Lexo Edhe:

Sipas tyre një nga arsyet kryesore të këtij stresi, është presioni për t’i bërë gjërat në mënyrë perfekte për fëmijët e tyre, si dhe presioni për të mos e lënë vetën anash dhe për t’u dukur perfekte për parterët e tyre.

Në këtë studim gjithashtu është vërejtur se numri i fëmijëve, që shkakton më së shumti stres tek nënat është 3 fëmijë. Nuk ka pasur ndonjë arsye specifike për këtë gjë, mirëpo 75% e grave kanë raportuar se kanë arritur kulmin e stresit në momentin që janë bërë me fëmijën e 3-të.

Sipas tyre, numri i fëmijëve që mund t’i përballoj një femër dhe t’i rritë në mënyrë perfekte është 2 dhe kur në jetë vjen fëmija i tretë, atëherë grave ju duket sikur ky “stabilitet” prishet. /Bright Side/ Express