Ndodh që ne gjatë ditës të shikojmë shpesh qiellin e thatë…por një ekspert i Ministrisë së Mbrojtjes në Britani dhe madje edhe në Pentagon lutet që kjo mos të ndryshojë, sepse njerëzit ende nuk janë gati për një takim me UFO
Një ndër fenomenet me misterioze gjatë pandemisë është se ka pasur një rritje të interesit për UFO-të. Derisa qielli shumicën e kohës është i zbrazur, përpos trafikut normal ajror, një mahnitje pas fenomeneve të pashpjeguara ajrore filloi, duke vazhduar me filmin që bëri Pentagoni me shpalosjen e “dosjeve X”.
Qendra Kombëtare për Raportimin e UFO-ve në SHBA regjistroi më shumë se 6000 “shikime të tilla” globalisht më 2019, më shumë se në 2018 – 4000 kurse vitin e kaluar, pra 2020, u thanë se janë parë 7000 fluturake që nuk kanë arritur të identifikohen.
Shoqata Britanike për kërkimin e UFO-ve (BUFORA) ka raportuar se ka pasur një mori aplikacionesh tetë muajt e fundit për kurse që njerëzit të pajisën me aftësi të jashtëzakonshme në rast se do të këtë fenomene të tilla me të vërtetë.
Ndërkohë, ish detektivi në Britani dhe hetuesi i RAF, Gary Heseltine ka krijuar një organizatë globale të quajtur “Koalicioni Ndërkombëtarë për Hulumtime të Jashtëtokësorëve (ICER), për të avancuar njohuritë mbi ngjarjet e pashpjeguara.
Ufologu i respektuar britanik, Nick Pope i ka thënë Daily Expressit se njësia e tij sekret për UFO-të që ai udhëhoqi në Ministrinë e Mbrojtjes, derisa foli dhe u largua nga aty më 2009, duhet të rifunksionalizohet në rast të një emergjence kombëtare.
Ai ka shtuar benzinë në zjarre duke spekuluar për një vizitë të jashtëtokësorëve që, sipas tij, ka ndodhur brenda në SHBA, pasi që ata nuk kanë qenë në gjendje të shpjegojnë rreth 150 objekte fluturimi në ajër, shumica prej të cilëve janë parë nga personali i trajnuar mirë i marinës.
Në qershor, Drejtoria për Inteligjencë në SHBA paraqiti një dokument nëntë faqesh për Kongresin me titull “Vlerësim Preliminar: Fenomene të paidentifikuara ajrore” – i bazuar në disa hetime të një task-force.
Ekspertët kanë ekzaminuar 144 incidente të tilla që janë përfshirë prej 2004-2021, shumica e të cilëve u kapën nga sensorë, përfshirë radar, pajisje infrared dhe pajisje elektro-optike. Vetëm në një rast është arritur të identifikohet një objekt – një tullumbace e fryrë.
Në 18 raste u panë lëvizje “të pazakonshme” të UFO-ve. Në një gjuhë pa emocione raporti shtonte: Disa nga UFO paraqiteshin si të palëvizshme në ajër, lëviznin kundër erës, manovronin papritur ose lëviznin me shpejtësi tepër të madhe pa parë mjet shtytës të tyre.
Raporti qartë nuk gjeti ndonjë provë të aktivitetit të jashtëtokësorëve, por vetë fakti që objekte të caktuara fluturake nuk kanë arritur të identifikohen, është i mjaftueshëm për disa njerëz që të kunkludojnë që raporti nuk përjashton që ato të jenë zotëruar nga alienët.
Nick Pope nuk po nxiton për të dhënë konkluzione por ai dëshiron më shumë hulumtime. Gjatë 21 viteve të tij në Ministri të Mbrojtjes, ai kaloi tri vite duke hetuar skedarë dhe dosje të UFO-ve, në të cilën përfshiheshin analiza të kasetave të radarit, videove dhe fotografi, në një zonë që mund të tërheq shumë ekscentrikë të njerëzve më imagjinatë, pikëpamjet e tij për këtë çështje janë shumë të matura.
“Duke pasur parasysh që komuniteti i inteligjencës amerikane ka dërguar një raport të tillë në Kongres, duke theksuar se UFO-të mund të jenë kërcenim potencial për sigurinë, është gabim serioz për Ministrinë e Mbrojtjes në Britani që ta ri-ngrit këtë problem dhe të fillon një hetim zyrtar në lidhje me këtë”, tha ai nga Arizona e SHBA-së, transmeton GazetaExpress.
“Nëse ka diçka në hapësirën tonë ajrore, ne duhet ta identifikojmë dhe ta përcaktojmë se me çfarë po përballemi – me fluturake ruse, kineze apo ndonjë gjë tjetër. Por, kur SHBA, një partner serioz në NATO, thotë që fenomene të tilla janë kërcenim për sigurinë, ne duhet të zbulojmë se për çfarë po bëhet fjalë dhe është gabim serioz që Ministria e Mbrojtjes të mos jetë e interesuar”.
“Çfarë është e rëndësishme këtu është se kemi dëshmi nga zyrtarë të lartë të Marinës, prova me radar dhe foto të ndryshme zyrtare dhe video infrared. Është një mori provash të përsosura për këtë”, shton Nick Pope, transmeton GazetaExpress.
“Ne kemi një mori raportesh për afër gjashtë orë, përfshirë edhe hasjen e një objekti të madh të UFO-ve mbi RAF Cosford dhe RAF Shawbury në Midlands”, kujton ai njërin prej rasteve më intriguese që kishte ndodhur në mars të vitit 1993 në Britani.
“Ai rrinte pezull me një shpejtësi shumë të vogël për të kaluar pastaj me një shpejtësi tepër të madhe – pa ndonjë zhurmë sonike. Pavarësisht hetimit të përgjithshëm, asnjë shpjegim konvencional nuk është bërë”.
“Pasi kam hetuar qindra dëshmi të njerëzve që kanë parë UFO, unë kurrë nuk kam parë ndonjë gjë të tillë vet. Përkundër asaj që ka ide të njerëzit për programe të qeverisë për UFO, të cilat i kam parë në seriale televizive si “X Files”, hetimi qeveritar rrallë përfshinë vizita në terren dhe vende ku dëshmitarët thonë se kanë parë UFO”.
“Ata më shumë fokusohen në të dhënat e radarit, analizimin e fotove dhe videove dhe aplikimin e disiplinës si MASINT (Matje të shenjave të inteligjencës).
“Unë dyshoj që ka ndonjë zgjidhje të thjesht për misterin e UFO-ve dhe në përputhshmëri të këtyre provave nuk duket se ka ndonjë shpjegim, unë jam i hapur dhe nuk e përjashtojë asnjë mundësi. Hipotezat për jashtëtokësorë është sigurisht ideja më interesante, por, përkundër teorive të ndryshme të konspiracionit për mbulimin e Qeverive të faktit UFO, ne ende nuk kemi një armë që na tregon se me çfarë mund të përballemi”.
“Nga tërë mundësitë, jashtëtokësorët do të ishin zgjidhja më interesante e këtij problemi, por ndoshta përgjigjet përfshin se disa fenomene kaq bizare dhe abstrakte ne nuk kemi fjalë për t’i përshkruar, madje nuk e kemi as kapacitetin mendor për ta bërë këtë krahasim”.
Drejtoresha e BUFORA, Heather Stone bën thirrje që të këtë më shumë kujdes. Ajo ka kaluar më shumë se 20 vite duke bërë krahasime të pamjeve dhe fotove dhe thotë se 98 për qind e tyre mund të shpjegohen shumë lehtë pasi që janë identifikime të gabuara.
Kur njerëzit bëjnë fotografi apo shikojnë përmes xhamit, zakonisht nga dritarja, objektet mund të shtrembërohen. Madje edhe pikat e shiut mund të marrin forma të jashtëzakonshme, shpjegon ajo.
Ajo këmbëngul se dëshmitë nga dëshmitarët për takimet me alienë në shtëpitë e tyre janë po ashtu të shpjegueshme. Ajo dhe kolegët vullnetarë kanë zbuluar se ata të cilët kanë raportuar se kanë parë alienë, kanë pasur përvoja ankthesh në të kaluarën e tyre.
Filmat shkencoro-fantastik dhe vizatimi i jashtëtokësorëve dhe anijet e tyre kozmike kanë bërë një librari të madhe të fotografive, e që këto imazhe truri i njeriut t’i marrë, e të cilët ndihmojnë për të shpjeguar se “këta dëshmitarë” normalisht kanë parë ëndrra.
Heather drejton kurse për hetuesit e rinj në BUFORA, duke i mësuar këta dëshmitarë se si të jenë skeptikë dhe analitikë.
“Kishte një rritje të interesit për kursin gjatë pandemisë”, thotë ajo, transmeton GazetaExpress. “Ne i mësojmë njerëzit rreth kurtheve dhe si t’i shmangin ato. Ne kurrë nuk përdorim fjalën rrëmbim për shkak se nuk ka asnjë provë të kësaj, parasëgjithash, dhe ne nuk lejojmë këtu të flitet për hipoteza”
Njëmbëdhjetë persona janë në këtë kurs tani dhe pritet që edhe disa të tjerë të fillojnë që në tetor. Ata kanë mësuar se derisa njerëzit bien në gjumë dhe zgjohen ata mund të kenë gjysmë-ndërgjegje në muzg, ku ëndrrat duken gjysmë reale. Njerëzit nuk mund ta dinë se kur ëndërrojnë – të vizitohen nga ndonjë krijesë e çuditshme, për shembull – që në të vërtetë ndodh.
“Të kesh një gjendje të ndryshme të vetëdijes nga gjumi në zgjim mund të krijojë halucinacione”, thotë Heather.
Edhe pse një skeptike e konfirmuar, ka disa raste për të cilat ajo thotë se nuk di t’i shpjegojë. Të dy “rastet e mistershme” kanë të bëjnë në mesin e viteve 1990-të.
“Një burrë po voziste për të shkuar në shtëpi rreth orës 3:30 të mëngjesit në Londrën juglindore dhe ai dëgjoi një tingull të mistershëm”, kujton ajo. “Ai doli nga makina e tij dhe shikoi një top që kishte madhësinë e një topi futbolli. Ai po fluturonte mbi tokë në një lartësi prej një deri dy metra. Ai u sulmua. Krejt papritur ai u rrit dhe mori një formë rreth 9 metra të madhe duke u bërë edhe më i ndritshëm dhe e sulmoi atë përsëri”.
Një incident i ngjashëm ndodhi në Cumbria me një taksiste grua, makina e së cilës u ndal papritur. Ajo doli jashtë dhe një top drite ishte ngjitur për rrotën e saj. “Ajo shkoi për ta parë atë”, thotë Heather. “Papritur ajo u ngrit nga makina dhe e goditi atë”.
Muajin e kaluar, studenti Matthew Evans bëri fotografi të asaj që ai mendon se ishte një UFO – një formacion trekëndor i dritave – nga shtëpia e tij në Teignmouth, Devon, e cila rrinte pezull mbi det para se të largohej me një shpejtësi të madhe.
Nëse skeptikët presin që ethet e UFO-së të ndalën derisa ne po dalim nga pandemia, ata do të zhgënjehen. Gary Heseltine, i cili udhëheq revistës UFO Truth, që është një revistë elektronike 96 faqëshe, si Nick Pope, bën thirrje që të këtë edhe më shumë hulumtime zyrtare.
Gary është bërë nënpresident i ICER majin e kaluar dhe lidhet me ufologë në 29 vende për të hetuar shfaqjet dyshuese për jashtëtokësorë. “Duhet të këtë një qasje globale për këtë çështje”, insiston ai.
“Publikimi prej nëntë faqesh i raportit në SHBA është një pikë kthese. Ne kemi shkuar përtej dritave në qiell, atmosferës, gabimeve – ne tani po flasim për anije kozmike. Ka video 40 minutëshe të ushtrisë që është në këtë raport e që ne nuk e kemi parë”.
“Gjërat që ata kanë parë dhe raportuar shkojnë më shumë se atë që mund të bëjnë rusët apo kinezët…objekte të paindentifikuara që kanë shpejtësi të jashtëzakonshme, duke rënë nga 24384 metra në 15240 për 0.8 sekonda. Ata kanë parë gjëra që ne nuk i kemi parë më parë. Ne po përballemi me diçka që nuk janë punuar nga njeriu”.
“Koalicioni i jonë ndërkombëtarë i ekspertëve është një përpjekje për të shqyrtuar shkallën globale të këtyre fenomeneve”, thotë ai.
Numri në rritje i personave që kanë parë UFO duket se mbështetë atë që ata thonë: Ne nuk jemi vetëm. /GazetaExpress/