Pse nuk i kemi takuar akoma alienët? A e jep përgjigjen ky studim - Gazeta Express
string(64) "pse-nuk-i-kemi-takuar-akoma-alienet-a-e-jep-pergjigjen-ky-studim"

Mistere

Gazeta Express

20/06/2022 23:28

Pse nuk i kemi takuar akoma alienët? A e jep përgjigjen ky studim

Mistere

Gazeta Express

20/06/2022 23:28

Në vitet 1950, fizikani italian Enrico Fermi deklaronte se alienëve do t’u duheshin vetëm disa dhjetëra miliona vjet për të populluar galaktikën tonë, megjithatë mungesa e takimeve të afërta midis njerëzve dhe alienëve e shtyu atë të pyeste ‘ku janë ata?’

Ky proces i të menduarit më vonë u bë i njohur si Paradoksi i Fermit dhe ka lënë shumë shkencëtarë dhe ekspertë të përpiqen të gjejnë përgjigjen e kësaj pyetjeje.

Lexo Edhe:

Por dy astrobiologë janë përpjekur t’i përgjigjen kësaj pyetjeje me një teori të re, dhe arsyeja mund të na shtyjë të pyesim veten se sa inteligjentë dhe teknologjikisht të avancuar janë homologët tanë të huaj.

Sipas një studimi të fundit të botuar në “Proceedings of the Royal Society” nga Dr. Michael Ëong i Institutit Carnegie për Shkencën dhe Dr. Stuart Bartlett nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni, qytetërimet aliene mund të pengohen të përparojnë për arsye të ngjashme që pengojnë zhvillimin të qytetërimeve njerëzore.

Ashtu si njerëzit, shkencëtarët argumentojnë se qytetërimet aliene që rriten dhe zgjerohen me shpejtësi po ashtu shemben po aq shpejt, duke i penguar kështu ato qytetërime të arrijnë ndonjëherë nivelet e përparimit të kërkuar për të zhvilluar aftësinë teknologjike për të eksploruar përtej kufijve të tyre.

Shumë qytetërime njerëzore në të kaluarën i janë nënshtruar vazhdimisht këtij procesi, duke përfshirë Perandorinë Romake dhe Egjiptianët e Lashtë, dhe dy profesorët që qëndrojnë pas letrës thonë se qytetërimet aliene nuk bëjnë përjashtim.

E njohur në botën akademike si teoria e shkallëzimit superlinear, kjo teori mund të shpjegojë pse, në një univers prej triliona e triliona planetësh, ne ende nuk kemi hasur në ndonjë jashtëtokësor.