“Pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës?”, Edi Rama: Nuk janë zgjidhja e vetme, duhen bërë ca llogari - Gazeta Express
string(97) "pse-nuk-blen-shqiperia-avione-zjarrfikes-edi-rama-nuk-jane-zgjidhja-e-vetme-duhen-bere-ca-llogari"

Shqiperi

Gazeta Express

13/08/2025 13:23

“Pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës?”, Edi Rama: Nuk janë zgjidhja e vetme, duhen bërë ca llogari

Shqiperi

Gazeta Express

13/08/2025 13:23

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për mungesën e avionëve zjarrfikës në Shqipëri, në një kohë kur vendi po përballet me një situatë të vështirë nga zjarret.

Në një postim në rrjetet sociale, ai tha se pyetja më e shpeshtë që i drejtohet këto ditë është: “Pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës?”, por sipas tij, situata është më e ndërlikuar.

“Ka shpërthyer një debat pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës, ndërkohë që ka ca llogari që duhen bërë dhe zjarret e ditëve të fundit nuk janë assesi çështje e një apo dy apo edhe tre avionësh! Dakord, mirë do ishte t’i kishim, por…”, u shpreh Rama.

Ai solli si shembull Greqinë, e cila sipas tij, ndonëse ka një flotë të madhe zjarrfikëse, po përballet me situata edhe më të rënda. “Greqia ka një flotë ajrore totale prej 77 avionësh zjarrfikës; helikopterë janë pakashumë 20; automjete të tjera afërsisht 3 mijë e 500 dhe zjarrfikëse të të gjitha llojeve e funksioneve. Pra, e thënë thjeshtë.”

Kryeministri shtoi se Shqipëria këtë vit ka më shumë mjete ajrore në operacion se kurrë më parë, përfshirë ndihmën nga Emiratet e Bashkuara dhe Mekanizmi Europian i Emergjencave.

Në përfundim, ai theksoi se menaxhimi i situatave kërkon fokus te shkaqet, jo vetëm reagime ndaj pasojave: “Sa më shumë aq më mirë padiskutim, por prapëseprapë kurimi i pasojave nuk i eliminon shkaqet… dhe janë shumë më komplekse se sa duken kur numëron avionët.”