Në Parkun Natyror të Gërmenjës në Kolonjë zjarri është ende aktiv, ndërsa rreziku më i madh vjen nga shpërthimi i minave në zonën kufitare.
Kjo e bën të pamundur afrimin e drejtpërdrejtë të efektivëve në perimetrin e flakëve, por mbrëmjen e së martës në Park ka mbërriti nga Tirana një grup xhenierësh, i cili po punon në vendngjarje për demontimin e disa minave të konstatuara në territor. Njëkohësisht, autoritetet shqiptare janë në komunikim me palën greke për veprime të koordinuara në menaxhimin e situatës.
Në territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz, në qarkun e Shkodrës situata është më e qetë, krahasuar me intensitetin e ditëve të mëparshme. Aktualisht banesat janë jashtë rreziku, ndërsa në terren vijon puna për shuarjen e plotë të flakëve. Për të bërë të mundur izolimin e plotë te vatrave te zjarrit janë angazhuar forcat e ushtrisë, efektivët dhe qytetarë.
Në Krujë një 19 vjeçar përfundoi ne pranga pasi dogji ullishtet e fqinjëve, si pasojë e konflikteve për motive pronësie. Nga përhapja e flakëve në territorin e fshatit, janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme, të mbjella me ullinj. I arrestuari ka patur precedentë kriminal për kultivim të bimëve narkotike dh eishte vënë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”
Po ashtu policia arrestoi edhe 2 persona të tjerë. Një 61 vjeçar ne Cakran shkaktoi djegien e një sipërfaqeje të konsiderueshme toke arë, 300 rrënjëve ullinj dhe bimësisë së llojeve të ndryshme
Ndërsa një 58 vjeçar, që ndezi zjarr në tokën e tij në Lushnjë rrezikoi përhapjen e flakëve në një sipërfaqe të madhe. Madje, sipas uniformave blu ai pengoi zjarrfikësit për të shuar zjarrin.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...