Pas aksionit tek Qeveria flet veteranj i UÇK-së: “Jemi çlirimtarë, jo zullumqarë” - Gazeta Express
string(77) "pas-aksionit-tek-qeveria-flet-veteranj-i-uck-se-jemi-clirimtare-jo-zullumqare"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2026 16:11

Pas aksionit tek Qeveria flet veteranj i UÇK-së: “Jemi çlirimtarë, jo zullumqarë”

Lajme

Gazeta Express

11/06/2026 16:11

Agim Pllashniku ka folur lidhur me aksionin e zhvilluar para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku u vendosën fotografitë e ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Në një deklaratë për “Kosova Live” T7, Pllashniku tha se aksioni ishte i menduar dhe i përgatitur paraprakisht, duke theksuar se qëllimi i tij ishte të përcillte një mesazh mbështetjeje për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“E kam përgatitur mirë këtë aksion”, u shpreh ai, duke shtuar se figurat e UÇK-së meritojnë respekt për rolin e tyre gjatë luftës çlirimtare jo të fyhen e ofendohen.

Pllashniku theksoi se luftëtarët e UÇK-së nuk duhet të identifikohen me krimin, duke deklaruar se “jemi çlirimtarë, jo zullumqarë”.

Aksioni para Qeverisë ai thotë se i drejtohet pikërisht kryeministrit në detyre Albin Kurti.

Intervista e plotë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement