Një foto e çuditshme e një vajzë të re e shkrepur më 1898 tregon një vajzë identike me aktivisten e klimës Greta Thunberg, foto kjo që ka lënë gojë hapur edhe aktorin e Star Trek, George Takei. A është kjo një provë definitive që Greta është një udhëtare në kohë dhe është këtu për të na tërhequr vëmendjen për ndryshimet klimatike…apo ka ndonjë shpjegim tjetër më të thjesht?
Ligjet e fizikes mund të na përjashtojnë nga ndërtimi i një makine për të udhëtuar në kohë, por kjo nuk e ndalon internetin për të ndërtuar teori të konspiracionit. Në këtë rast kemi një foto që është shpërndarë në rrjetet sociale dhe është bërë para 120 viteve në Kanada gjatë shekullit 19, që njihet ndryshe edhe si shekulli në gjueti të arit. Foto, e cila është gjendur në arkiva të Universitetit të Washingtonit, tregon fëmijë të ri duke punuar në minierën e arit në Yukon – njëri nga ta është identik me aktivisten e klimës, suedezen Greta Thunberg, transmeton shkrimin GazetaExpress.
Në shikim të parë, vajza në foto duket se është aktivistja e njohur, madje edhe modeli i saj i flokëve është i njëjtë.
Zbulimi i kësaj foto nxiti teori të ndryshme terminatoreske që Greta ka udhëtuar në kohë nga e kaluara për ta shpëtuar të ardhmen.
Oh myyy, the resemblance is quite striking, isn't it? pic.twitter.com/VFBQ79mK39
— George Takei (@GeorgeTakei) April 4, 2021
“Nëse ky konspiracion për Greta Thunberg është i vërtetë, ajo nuk është një udhëtare në kohë shumë e organizuar. Ajo është dashur të jetë këtu 10 vite më parë”, ka thënë një person në Twitter për të.
“Pra, Greta Thunberg është në një foto që është shkrepur 120 vite më parë, ky është një konspiracion që me pëlqen”, ka thënë një komentues tjetër.
“Greta një udhëtare në kohë, nga e ardhmja, është këtu për të na shpëtuar”.
Tani, më shumë se një vit prej që imazhi u bë viral në internet, legjenda e Star Trek, aktori George Takei e ka shpërndarë imazhin para më shumë se 3.2 milionë ndjekësve të tij në Twitter.
Takei nuk është i huaj për atë se është një fans i gjërave të mistershme derisa ka luajtur rolin e Hikaru Sulu në Star Trek,
Ai ka bërë një cicërimë në Twitter duke postuar Gretën e para 120 viteve.
“Ohhh Zoo, ngjashmëria është shumë e madhe, apo jo”, ka shkruar aktori.
“ A është Greta Thunberg një udhëtare në kohë?”, ishin komentet dhe pyetjet që filluan fansat e tij të bënin.
“Jo, kjo nuk është teori e konspiracionit, ne duhet ta studiojmë”, konkludon video.
Entuziastët e udhëtimit në kohë, megjithatë, mund të jenë të zhgënjyer të mësojnë se Greta Thunberg nuk është një udhëtare në kohë, në asnjë formë apo mënyrë.
Megjithatë, foto e shkrepur është bërë nga fotografi i njohur suedez-amerikan, Eric A. Hegg (1867 – 1947).
I lindur në Suedi, fotografi banonte në Whatcom County në shtetin e Washingtonit më 1880.
Sipas një postimi në bllogun e Lizabeth Wilson, Hegg bëri një seri fotosh në Alaska sidomos në miniera të arit në territorin e Yukon.
Puna e Hegg ishte për të dokumentuar jetën në epokën Klondike e cila mund të gjendet në Universitetin e Washingtonit, në arkivin e mahnitshme me titull “Koleksion Special”.
Fatkeqësisht, nuk ka të dhënë se kush janë tre fëmijët apo identiteti i tyre.
“Të rinjtë duke punuar në minierën e arit në Dominion të Klondykes, YT”, thuhet në legjendën e fotografisë.
Çfarë dihet deri me tani është se fotografia është bërë në Dominion Creek dhe i është dhënë donacion universitetit para më shumë se 50 viteve.
“Duke i lënë anash teoritë e konspiracionit, ne jemi të lumtur që koleksioni ka zgjuar vëmendjen për shkak se thekson rëndësinë historike të fotografive si dhe rolin unik të bibliotekës dhe arkivit, jo vetëm për t’i ruajtur, por edhe për të treguar këso tregime dhe për t’u bërë ato të pranueshme”, ka thënë Lisa Oberg, drejtoreshë interne në UW Libraries Special Collections.
Më 1997, universiteti kishte mbajtur një ekspozitë speciale ku kishte treguar shumicën e imazheve të bëra gjatë “Gold Rush”. /GazetaExpress/
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...