Protestat në Serbi vazhdojnë, raportohet për përleshje dhe incidente - Gazeta Express

Protestat në Serbi vazhdojnë, raportohet për përleshje dhe incidente

Lajme

Gazeta Express

04/12/2021 16:52

Po vazhdon bllokimi i trafikut në më shumë se 50 lokacione në Serbi, teksa ka pasur përleshje e incidente në disa vende pas protestave masive.

Një grup protestuesish kanë ndezur pishtarë që shkaktojnë zjarr në urën mbi lumin Sava në Beograd, shkruan Danas, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Protestuesit fillimisht kanë bllokuar urën mbi lumin Sava si dhe autostradën ndërkombëtare në Beograd të cilat më pas janë zhvllokuar.

Përleshje janë raportuar në Novi Sad mes protestuesve pasi një numër i vogël fëmijësh kanë i kanë goditur me gurë protesuesit që ishin mbledhur.

Në anën tjetër një grup i të rinjëve të maskuar kanë brohoritur emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq në qendrën Sava në Beogradin e ri.

Qytetarët serbë në gjithë Serbinë janë duke protestuar masivisht kundër miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Shpronësimin dhe Ligjin për Referendum të cilat i ka prezantuar presidenti serb Aleksander Vuçiq. Organizatorët e protestave thonë se Vuçiq po i varros institucionet, shkruan Danas, transmeton Gazeta Express.

Protestat janë duke u zhvilluar nëpër të gjitha qytetet e Serbisë përfshirë edhe Beogradin.