Protesta masive në Serbi/ Organizatorët: Regjimi i Vuçiq po i varros institucionet - Gazeta Express
string(80) "protesta-masive-ne-serbi-organizatoret-regjimi-i-vuciq-po-i-varros-institucionet"

Protesta masive në Serbi/ Organizatorët: Regjimi i Vuçiq po i varros institucionet

Lajme

Gazeta Express

04/12/2021 15:33

Qytetarët serbë në gjithë Serbinë janë duke protestuar masivisht kundër miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Shpronësimin dhe Ligjin për Referendum të cilat i ka prezantuar presidenti serb Aleksander Vuçiq. Organizatorët e protestave thonë se Vuçiq po i varros institucionet, shkruan Danas, transmeton Gazeta Express.

Protestat janë duke u zhvilluar nëpër të gjitha qytetet e Serbisë përfshirë edhe Beogradin.

Lexo Edhe:

Qytetarët kanë bllokuar rrugët dhe organizatorët kanë njoftuar se bllokadat do të zhvillohen në më shumë se 50 lokacione.

Protestave iu kanë bashkëngjitur edhe aktivistë të shoqërisë civile, artistë dhe aktivistë të mjedisit.

Martin Bezinareviq një nga organizatorët e protestës tha se regjimi i Vuçiqit po i varros institucionet.

“Kur institucionet nuk punojnë dhe kur regjimi i Vuçiqit dhe SNS-it varrosin institucionet, atëherë rrugët bëhen institucione dhe bëhen mënyrë për të luftuar dhe shfaqur pakënaqësitë tona”, ka thënë ai.