Protesta në Australi për Djokovicin, arrestohen dy protestuese - Gazeta Express
string(61) "protesta-ne-australi-per-djokovicin-arrestohen-dy-protestuese"

Sport

Gazeta Express

06/01/2022 12:23

Protesta në Australi për Djokovicin, arrestohen dy protestuese

Sport

Gazeta Express

06/01/2022 12:23

Dhjetëra persona kanë dalë në rrugë në Australi për të protestuar ndaj vendimit të Qeverisë australiane për t’ia ndaluar hyrjen në këtë kontinent tenistit Novak Djokovic.

Protestuesit kanë përfunduar përpara hotelit ku është vendosur tenisti serb.

Ndërkohë, mediat e huaja shkruajnë se është shkaktuar një incident, ku dy gra serbe janë arrestuar nga policia australiane, përcjell “Gazeta Express”.

Njëra prej tyre thirri: “Serbia” teksa po arrestohej.

Djokovici nuk ishte në gjendje të ofronte dëshmi se ishte plotësisht i vaksinuar apo se kishte arsye ta forta mjekësore për t’u përjashtuar nga marrja e vaksinës gjatë kontrollit në Aeroportin e Melbourne.

Atij me këtë rast do t’i pamundësohet pjesëmarrja në turneun e madh të tenisit, Australian Open. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement