Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje kreut të PL-së, Ilir Meta, i cili sot i kërkoi të japë dorëheqjen para 12 nëntorit.
Sipas tij, deklaratat e përfaqësuesve të opozitës meritojnë vetëm përçmim, duke thënë se ata janë “ferrë nëpër këmbët e shqiptarëve”.
“Këta e mendojnë raportin me përfaqësimin dhe mandatin qeverisë si një raport me paralajmërime dhe kërcënimesh në këto kohë që është shumë specifike për të gjithë bashkësinë euro atlantike të cilës i përkasin. Këta meritojnë neveri dhe asgjë tjetër. Janë thjesht ferra në këmbët e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, i komentoi Rama deklaratat e opozitës i ftuar në emisionin “Real Story”.
I pyetur nëse do të jetë në zyrë atë ditë, Rama u përgjigj se “nuk jemi këtu duke shkruar këngën e re të Oso Kukës por jemi në një vend anëtar i NATO-s dhe nuk mund të mendohet në këto terma që “a do jesh ti në kullë kur të vijë hasmi apo do ia lësh hasmit”.
Pyetje: A do jeni në zyrën tuaj në 12 nëntor?
Rama: Ç’rendësi ka. Këtu jemi në një vend që është një vend demokratik, vend i NATO, po negocion për në BE dhe nuk mund të mendohet në këto terma. A do jesh ti në kullë kur të vijë hasmi, apo do ja lësh kullën hasmit. Këto janë marrëzi.