Futbolli është pezulluar nëpër gjithë botën për shkak të pandemisë koronavirus dhe askush nuk është tamam i sigurt se kur dhe si do të rikthehet ai. Megjithatë, në Argjentinë e kanë një ide sesi, edhe pse goxha të çuditshme.
Në Argjentinë është duke u planifikuar që sezoni i futbollit të rinisë pa praninë e tifozëve në stadiume kur të jetë e sigurt për ta bërë një gjë të tillë, transmeton Gazeta Express.
Kjo sipas një transmetuesi në këtë vend, i cili po ashtu çuditërisht sugjeroi që futbollit të luhet pa rivënie këndore dhe pa goditje të lira, në mënyrë që të shmanget grumbullimi i shumë futbollistëve në të njëjtën zonë të fushës.
Kjo u raportua nga Cronica TV dhe madje as prezantuesja e lajmeve nuk mundi të besonte se çfarë po lexonte.
“Si mund ta bësh këtë?” pyeti një ekspert futbolli. /Gazeta Express/
Efecto cuarentena ?? | Según Crónica Tv ?? el fútbol sería una de las primeras actividades en volver, con unas “reglas” atípicas:
— Walter Estigarribia (@Estigarribiapy_) April 4, 2020
1 – Sin público. (bien)
2 – Sin tiros de esquina y sin tiros libres, para evitar aglomeración en el área. (?) pic.twitter.com/1xRFflwm3H