Propozimi francez, krediplomati maqedonas konfirmon se teksti u ndryshua - Gazeta Express
string(71) "propozimi-francez-krediplomati-maqedonas-konfirmon-se-teksti-u-ndryshua"

Lajme

Gazeta Express

30/06/2022 19:39

Propozimi francez, krediplomati maqedonas konfirmon se teksti u ndryshua

Lajme

Gazeta Express

30/06/2022 19:39

Ministri i Jashtëm maqedonas, Bujar Osmani deklaron se nga Madridi delegacioni i Shkupit kthehet “me propozim të ri të modifikuar të Presidencës Franceze, i cili menjëherë do të vihet në proces konsultimi institucional dhe shqyrtimit publik”.

Osmani shtoi një “falënderim të madh për Presidentin Macron, të gjithë Presidencën e BE-së, si dhe për Kancelarin Olaf Scholz, për përpjekjet e tyre të veçanta për të siguruar një propozim të ri të rishikuar si një shans i ri për të zhbllokuar integrimin evropian të vendit dhe të rajonit në tërësi”.

Lexo Edhe:

Kryeministri Dimitar Kovaçevski përsëriti disa ditë më parë tre kërkesat kryesore të vendit të tij për kornizën negociuese që janë: njohja e plotë e gjuhës maqedonase, çështjet historike të mos jenë pjesë e kornizës negociuese dhe që negociatat të fillojnë përpara përfshirjes së bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve në Kushtetutë./a2cnn