Prokurori për Mefail Shkodrën me djem: Bëmë disa urdhër-kontrolle, të dyshuarit nuk u gjetën, për motivet do t'i intervistojmë të dëmtuarit - Gazeta Express
string(135) "prokurori-per-mefail-shkodren-me-djem-beme-disa-urdher-kontrolle-te-dyshuarit-nuk-u-gjeten-per-motivet-do-ti-intervistojme-te-demtuarit"

Lajme

Gazeta Express

10/08/2025 19:14

Prokurori për Mefail Shkodrën me djem: Bëmë disa urdhër-kontrolle, të dyshuarit nuk u gjetën, për motivet do t’i intervistojmë të dëmtuarit

Lajme

Gazeta Express

10/08/2025 19:14

Isuf Sadiku, prokurori që po heton rastin e vrasjes së tre personave në Gjilan, në një konferencë për media deklaroi se është herët të dihen motivet e vrasjes së trefishtë. Ai tha se janë bërë disa urdhër-kontrolle, por nuk janë gjetur të dyshuarit anipse janë të njohur për organet e drejtësisë.

Ai tha se në ditët në vijim do të merren në pyetje të dëmtuarit e këtij rasti për të kuptuar motivet e mundshme.

“Me të pranuar informatën, prokurori i ngjarjes ka dalë në vendin e ngjarjes. Kemi ndërmarrë disa veprime fillestare, kemi bërë publikimin nëpër media, kemi bërë disa urdhër-kontrolle, meqenëse të dyshuarit kanë qenë të njohur për organet e rendit dhe drejtësisë, kanë rezultuart që personat e dyshuar nuk gjenden aty. Për motivet e rastit është herët të dalim, ditët në vijim do të merren në pyetje viktimat apo të dëmtuarit, më pastaj edhe ne mund ta kemi të qartë a ka ndonjë motiv apo rasti ka ndodhë aty për aty”, deklaroi prokurori, transmeton Gazeta Express.

Drejtori rajonal i policisë në Gjilan, Agron Rukiqi, në të njëjtën konferencë për media tha se për vrasjen e tre personave në Gjilan, një person është arrestuar në vendin e ngjarjes.

Ai shtoi se në kërkim ndodhen edhe tre persona të tjerë të dyshuar, Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra.

“Personi i katërt është arrestuar në vendin e ngjarjes pasi janë duke u hetuar të gjitha veprimet nëse i njëjti mund të ketë ndërlidhje në këtë rast. Tre personat janë shpallur në kërkim policor, është bërë kërkesa për bashkëpunim ndërkombëtar dhe janë lajmëruar në pikat kufitare”,

Policia ka ndërmarrë tri kontrolla me dyshimin që mund të jenë personat e dyshuar, “ekipet janë në terren”, shtoi ai.

Gjithashtu u bë e ditur se Mefail Shkodra ka qenë i përfshirë në vepra të ndryshme penale.