Profesori serb: Aleksandar Vuciq non grata në Serbi – qytetarët mezi presin largimin e tij nga pushteti - Gazeta Express
string(100) "profesori-serb-aleksandar-vuciq-non-grata-ne-serbi-qytetaret-mezi-presin-largimin-e-tij-nga-pushteti"

Lajme

Gazeta Express

18/03/2026 8:08

Profesori serb: Aleksandar Vuciq non grata në Serbi – qytetarët mezi presin largimin e tij nga pushteti

Lajme

Gazeta Express

18/03/2026 8:08

Profesori i Fakultetit të Drejtësisë në Novi Sad, Bojan Pajtiq, vlerësoi se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq, është person non grata në një pjesë të madhe të atij vendi, pasi qytetarët mezi presin largimin e tij nga pushteti.

“Shumica e Serbisë nuk e do dhe nuk mund ta tolerojë. Nuk mund ta pranojë faktin që ai është President i Serbisë dhe se vazhdimisht i provokon qytetarët përmes ekraneve të vogla, ndërsa nga ana tjetër i vjedh dhe i grabit përmes strukturave të ndryshme mafioze”, tha Pajtiq për Nova, duke komentuar informacionet se forca të shumta policore siguruan mbërritjen e Vuçiqit në Çaçak për një paraqitje në një televizion lokal.

Sipas Pajtiq, energjia e qytetarëve që mblidhet shpejt dhe “shpërthen” sa herë që Vuçiq shfaqet në një qytet, tregon se ata mezi presin largimin e tij dhe rrëzimin e Partisë Progresive Serbe.

“Ata hyjnë fshehurazi në qytete, nën mbulesën e natës dhe me masa të rrepta sigurie, të shoqëruar nga policia. Kjo tregon mungesën e legjitimitetit të regjimit”, theksoi Pajtiq.

Advertisement
Advertisement
Advertisement