Profesori i ekonomisë: Fajtori kryesor për mosheqjen e akcizës për derivatet e naftës është Kurti - Gazeta Express
string(96) "profesori-i-ekonomise-fajtori-kryesor-per-mosheqjen-e-akcizes-per-derivatet-e-naftes-eshte-kurti"

Lajme

Gazeta Express

14/04/2026 7:14

Profesori i ekonomisë: Fajtori kryesor për mosheqjen e akcizës për derivatet e naftës është Kurti

Lajme

Gazeta Express

14/04/2026 7:14

Profesori i ekonomisë, Shkumbin Misini, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mosheqjen e akcizës dhe TVSH-së për derivatet e naftës, duke e cilësuar atë si përgjegjës kryesor për rritjen e inflacionit në vend.

Misini ka thënë se vendimi për të mos hequr këto taksa po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e kostos së jetesës për qytetarët.

Sipas tij, është e pakuptimtë që vendet më të zhvilluara, të cilat kanë standard më të lartë jetese, kanë ndërmarrë masa për uljen e akcizës, ndërsa Kosova, si një nga vendet më të varfra në Evropë, nuk ka ndjekur të njëjtën praktikë.

“Fajtori kyç dhe përgjegjës për mosheqjen e akcizës është kryeministri i Kosovës. Inflacioni që po ndodh lidhet me këtë vendim, sepse nuk ka logjikë që shtetet më të zhvilluara të botës, të cilat kanë standard shumë më të lartë se ne, e kanë hequr akcizën dhe TVSH-në, ndërsa Kosova jo, edhe pse është ndër vendet më të varfra në Evropë”, është shprehur Misini.

Ai ka shtuar se, sipas vlerësimit të tij, qëllimi i qeverisë është rritja e të hyrave buxhetore, pa marrë parasysh ndikimin që kjo ka në jetën e përditshme të qytetarëve./teve1

Advertisement
Advertisement
Advertisement