Kryeministri Hristijan Mickoski, në përgjigje të pyetjes së një gazetari, tha se Ligji i ri për Arsimin e Lartë mbështetet nga të gjitha universitetet dhe rektorët e tyre, ndërsa të gjithë “spekulantët” politikë që nuk e mbështesin ligjin për shkak të shqetësimeve për shkeljen e autonomisë, sipas tij, “improvizojnë dhe manipulojnë”, transmeton Portalb.mk.
“Ata në thelb kanë frikë nga kriteret e reja për përzgjedhjen e titujve. Deri më tani, ne kemi punuar sipas ligjit nga viti 2018, një periudhë kur universiteti ynë më i vjetër “Shën Kirili dhe Metodi” (UKM), ra 1000 vende më poshtë në listën e Shangait, dhe tani as nuk e di nëse është renditur. Ata duan të punojnë një ditë në javë, të marrin një pagë prej 120,000 denarësh dhe të mos shkruajnë asnjë punim në vit. Çfarë pune kanë ata atëherë!? Është njësoj sikur unë, kryeministri i Qeverisë, të vija në punë vetëm një ditë në javë, por të kërkoja npagë dhjetëfish më të lartë dhe të mos mbaja asnjë përgjegjësi për asgjë në vend”, tha Mickoski.
Lidhur me pagat e profesorëve, Mickoski tha se Qeveria i kishte dyfishuar ato në përputhje me marrëveshjen kolektive, por ata nuk treguan angazhim të mjaftueshëm.
“E di që do të ketë kritika, edhe pse jam edhe profesor me kohë të plotë. Por thelbi është ky, profesorët nuk duan të punojnë, ata duan të kenë gjashtë orë në javë dhe t’i përfundojnë ato brenda një dite, të mos shkruajnë asnjë punim shkencor dhe të marrin një pagë prej 130 deri në 150 mijë”, tha Mickoski.
Në deklaratën e tij, Mickoski tha se kjo praktikë nuk do të vazhdojë më dhe kujtoi se puna e profesorëve dhe asistentëve në arsimin e lartë bazohet në tre shtylla: mësimdhënie, shkencë dhe aplikative.
“Kjo është ajo që po kërkoj. Disa fakultete u shqetësuan nga baza e të dhënave Web of Science, kështu që e zgjeruam bazën e të dhënave me Scopus. Qeveria u ka siguruar atyre qasje falas në këto baza të dhënash, kështu që nuk e di se çfarë tjetër duhet të bëjmë. Ata duhet të punojnë nëse duan të kenë një të ardhme si vend”, tha Mickoski.
tag_katrorimaqedoni_2
Shell Kosova ka nisur një lojë shpërblyese që i kthen postimet në Instagram në mundësi reale për fitim. Me #ShellKosova...