Profeci biblike: “Rrëmbimi” në Ditën e Kiametit dhe gjykimi i jobesimtarëve - Gazeta Express
string(72) "profeci-biblike-rrembimi-ne-diten-e-kiametit-dhe-gjykimi-i-jobesimtareve"

Mistere

Gazeta Express

29/04/2021 1:54

Profeci biblike: “Rrëmbimi” në Ditën e Kiametit dhe gjykimi i jobesimtarëve

Mistere

Gazeta Express

29/04/2021 1:54

Një profeci biblike flet për “rrëmbimin” – në Ditën e Kiametit në të cilën të krishterët në tërë botën do të fshihen nga faqja e dheut sa qel e mbyll sytë. Por, çfarë thotë saktësisht Bibla për “rrëmbimin”

Profecitë biblike për fundin e botës paraqesin një pamje të zymtë të së ardhmes. Nga luftërat dhe thashethemet për luftën e deri të kataklizmat natyrore, uria dhe viruset e ndryshme, ditët para gjykimit përfundimtar të njerëzimit nuk do të jenë krejtësisht ngjyrë rozë. Sipas disa interpretimeve të shkrimeve të shenjta, ngjarja kryesor për këtë gjë paraqitet në kapitullin që quhet “Rrëmbimi në Kishë”.

Lexo Edhe:

Ka disa ndarje tek të krishterët – veçanërisht tek evangjelistët amerikan – të cilët besojnë se “rrëmbimi” do të ndodh përpara ardhjes se dytë të Krishtit.

Gjatë kësaj ngjarje, Krishti do të paraqitet në qiell për të thirrur të gjithë të krishterët e gjallë dhe të vdekur në parajsë.

Fjala “rrëmbim” e ka origjinën origjinale nga fjala greke “harpazo” e cila do të thotë “të mbërthesh” apo “të kapësh”.

Në fragmentin 1 të thesalonikasëve 4 thuhet: Pas kësaj, ne të cilët mbesim gjallë dhe kemi mbetur në tokë do të kapemi së bashku me ta për ta takuar Zotin në qiell. Kështu do të jemi me Zotin përgjithmonë.

Ekspertët e Biblës i kanë thënë më parë Express.co.uk që “rrëmbimi është ngjarja e parë para se të fillojë fundi i botës” dhe nuk do të këtë shenja për arritjen e tij, transmeton GazetaExpress.

Por, çfarë supozohet të ndodh me të gjithë ata që rrëmbehen?

Sipas Duane dhe Shelley Muir, autorët e një bllogu për konspiracione të krishtere dhe profecitë biblike – Signposts of the Times – procesi “rrëmbimit” do të jetë shumë i thjesht.

“Rrëmbimi” do të fillojë me marrjen e kishës apo “Nusen e Krishtit” në qiell.

“Të parët që do ringjallën janë ata që kanë jetuar në kohën e Krishtit, pastaj ata që jetojnë në të njëjtën kohë që do t’i bashkohen në ajër Jezus Krishtit”, thuhet në bllog.

Në të njëjtën kohë, trupat fizikë te të krishterëve të rrëmbyer do të transformet në një formë që do të jetojnë përjetësisht.

“Ka dy arsye për këtë: E para, nëse ne do të takohemi ballë për ballë me Zotin e Madhërishëm me trupat tonë natyral, ne do të shkriheshim në vend ashtu si në skenat e filmit “Raiders of the Lost Ark”.

“Së dyti, ne duhet të kemi një trup të përjetshëm në mënyrë që të mund të jetojmë përgjithmonë pa sëmundje apo përkeqësim të shëndetit në mijëvjeçarët e ardhshëm”.

Kjo teori mbështetet edhe në fragmentin 1 korintasve 15 ku shkruan: Sepse kur të bie boria, ata të cilët kanë vdekur do të ringjallën për të jetuar përgjithmonë. Ne, që jemi gjallë, do të transformohemi”.

Bllogu mandej shkruan se të gjithë ata të cilët janë “rrëmbyer” do të hynë në parajsë para “Fronit të Krishtit”.

Arsyeja kryesore e “rrëmbimit” është për të mbrojtur besimtarët e krishterë nga zemërimi që Bibla thotë se Zoti do ta lëshojë në Tokë në Ditën e Kiametit.

Libri i Zbulesës te Bibla, në Kapitullin e Tretë thotë: Meqenëse ju e keni mbajtur urdhrin tim dhe keni duruar të qetë, unë do ju mbaj juve për disa orë në gjykim që do të vijë në tërë botën për të testuar banorët e tjerë në tokë”.

Signposts of the Times pastaj thotë se do të këndohen shumë këngë dhe lavdërime për parajsën derisa “instrumentet muzikore do të kenë një zhurmë dhe tingëllim me këngë të reja që edhe ne do t’i këndojmë”, transmeton shkrimin GazetaExpress.

Jezus Krishti do t’i gjykojë pastaj të gjithë të krishterët e rrëmbyer, edhe pse ky nuk do të jetë gjykimi përfundimtar i njerëzimit.

“Kjo nuk duhet të ngatërrohet me Gjykimin e Fronit të Bardhë ku do të gjykohen të gjithë jobesimtarët”, shkruan në bllog.

“Ky gjykim është kur Jezus Krishti hedh një vështirim për të gjitha veprat e secilit të krishterë dhe i shpërblen atë për të gjitha gjërat që kanë bërë mirë në emër të tyre”.

Rrëmbimi i krishterëve do ta nderojë Krishtin duke i hedhur para një grusht kurorash si një akt nderimi dhe nënshtrimi.

“Pastaj vjen koha e një darke të madhe që i pret të gjithë besimtarët e Krishtit të cilët kanë rezervuar biletën e tyre (ku ata kërkojnë që Jezus Krishti të bëhet shpëtimtar i tij apo saj personal). Ky rezervim do të bëhet sa je besimtar këtu në tokë”.

“Darka është një bashkim me Jezus Krishtin, (nusja) me Nusen e Krishtit (besimtarët e Kishës)”.

Sapo të përfundojë darka, Bibla thotë se Krishti dhe tani njerëzit e parajsës do të zbresin në Tokë për ta paralajmëruar ardhjen e tij të dytë të lavdishme.

Qëllimi i Ardhjes së dytë është mposhtja e të keqes, si dhe vendosja e mbretërimit të Krishtit në Tokë për 1000 vite.

“E tëra është si e merrni ju, por kjo është një listë e shkurtuar ngjarjesh. Por, ju duhet të merrni vendim tani se a do të bëheni pjesë e familjes se Zotit dhe ndjekës të Jezus Krishtit”, thonë autorët e Bllogut.

“Do të gjunjëzoheni para kryqit duke kërkuar falje për mëkatet e juaja, duke kërkuar që Jezus Krishti të bëhet Zoti dhe shpëtimtari i ytë”.

Bibla nuk e thotë se kur do të ndodhin këto gjëra, natyrisht, në shkrimet e shenjta nuk flitet asnjëherë për kohën se kur do të ndodh Dita e Kiametit. /GazetaExpress/