Producenti shqiptar i “Grace and Grit” gati për projektin e radhës në Hollywood - Gazeta Express
string(77) "producenti-shqiptar-i-grace-and-grit-gati-per-projektin-e-radhes-ne-hollywood"

Producenti shqiptar i “Grace and Grit” gati për projektin e radhës në Hollywood

TV/Film

Gazeta Express

15/04/2024 21:26

Producenti i njohur i filmit , “Grace and Grit”, Blerim Ramosaj ka realizuar një vizitë në Amerikë ku ka takuar disa nga aktorët më të njohur të Hollywood-it për të realizuar projektin e tyre të radhës.

Në këtë vizitë Ramosaj ka qenë i shoqëruar nga drejtori i filmit Sebastian Siegel dhe bashkëproducentin Isa Jonay.  Ai, tashmë ka përcaktuar një listë të zgjedhur të aktorëve që duan të bashkohen në projektin e tij të radhës, ku ka takuar yjet si, Dolph Lundgren, David Permut, Calesta Hodge, Billy Zane si dhe James Hyde, Eugenio Lopez Alonso, etj.

Lexo Edhe:

Foto: Blerim Ramosaj dhe Dolph Lundgren

Takimi dhe bisedat konstruktive me këtë kastë të njohur Botërore, ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme për Ramosajn.

Temat ishin kryesisht rreth projekteve që do të realizojnë së bashku andaj përkundër intensitetit të punës, Ramosaj shprehet që bashkëpunimi me këtë nivel aktoresh ishte edhe kënaqësi e jashtëzakonshme.

Foto/INSTAGRAM: Paris Jackson dhe Blerim Ramosaj.

Më pas, Ramosaj u takua edhe me Paris Jackson ( vajza e Micheal Jackson) një tjetër figurë e respektuar në botën e show bizit botërore.

FOTO/INSTAGRAM: Blerim Ramosaj me Sebastian Siegel Melanie Griffith dhe Nikki Haskel

Kujtojmë se filmi “Grace and Grit” i producentit Ramosaj është mjaft i shikueshem dhe me një sukses te larte neëplatformen më teë vizituar filmike NETFLIX.

FOTO/INSTAGRAM: Blerim Ramosaj dhe Isa Jonay