Banka ProCredit ka dhuruar donacion, në vlerë 25, 000 Euro, materiale mbrojtëse kundër Covid-19 (veshje, maska, dezinfektues, doreza nitrile, termometra dhe materiale tjera të nevojshme) për punëtorët shëndetësor të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës të cilët punojnë me pacientë.
Materialet u pranuan nga drejtori i përgjithshëm i QKUK, Dr. Basri Sejdiu, i cili falënderoi bankën për donacionin duke theksuar se ky donacion vjen në kohën më të duhur!
Kujdesu për vetën dhe të tjerët!
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...