Prizreni liron Bostancin nga pozita e trajnerit dhe i ofron detyrë të re në klub - Gazeta Express
string(80) "prizreni-liron-bostancin-nga-pozita-e-trajnerit-dhe-i-ofron-detyre-te-re-ne-klub"

Prizreni liron Bostancin nga pozita e trajnerit dhe i ofron detyrë të re në klub

Sport

Gazeta Express

16/01/2024 20:45

Tuncay Bostanci nuk do të jetë më trajner i Proton Cable Prizrenit.

Klubi prizrenas ka njoftuar këtë të martë për shkëputjen e kontratës me trajnerin turk, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndërprerja e kontratës u tha se është bërë me marrëveshje të dyanshme.

Sidoqoftë, Bostanci nuk do të largohet krejtësisht nga PC Prizreni, pasi atij i është ofruar pozita si koordinator përgjegjës dhe këshilltar profesional i shtabit teknik.

Ditën e nesërme u bë e ditur se do të zyrtarizohet trajneri i ri.

Bostanci, që udhëhoqi skuadrën nga fillimi i sezonit, regjistroi pesë fitore dhe 12 humbje në Superligën e Kosovës – duke u renditur në pozitën e parafundit (7) me 22 pikë të grumbulluara.

Njoftimi i plotë nga klubi i Prizrenit (pa ndërhyrje):

“Sot pas një diskutimi dhe analize të gjatë në mes të udhëheqësis së klubit dhe trajnerit aktual Tuncay Bostanci me marrëveshje të dyanshme jemi dakorduar që ai më nuk do ta drejtojë skuadrën në vazhdim të kampionatit.

Bostanci tani do ketë një pozicion tjetër në klub si kordinator përgjegjës dhe këshilltar profesional i shtabit teknik.

Klubi vlerson lart kontributin e tij si trajner dhe falenderojm për korektësin e treguar ndaj ekipit duke liruar pozitën e trajnerit.

Nesër do zyrtarizohet trajneri i ri i KB PROTON CABLE PRIZRENI”. /Gazeta Express/