Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se është arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje me gruan e tij, derisa ishte në gjendje të dehur ia kishte vënë flakën shtëpisë, raporton Gazeta Express.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij dhe nen ndikim te alkoolit ia kishte vënë flakën shtëpisë së tij. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për te lënduar. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, bëri të ditur policia. /GazetaExpress/